Nga Genc Mlloja
Kam qene gjithmone per protesta paqesore. Kurre nuk me ka lene shije te mire dhuna ne Shqiperi, vendin tim, ashtu si dhe ne vende te ndryshme, me te fundit si zjarr ne France nga jelekverdhet.
Por ne fund te fundit nuk gjykoj une per francezet se ata dicka i ka bere te reagojne, madje u be gjate. Po keshtu mendoj se edhe ambasada jone ne Paris mire ben qe hesht per ngjarjet se do te behesh qesharake: francezi ne mbrojtje te te drejtave te tij nuk merr leje e as pret keshille. E nga kush.
Ambasada franceze ne Tirane, por edhe shume misione te tjera, duket nuk i konsiderojne shqiptaret si te barabarte ne te drejten e protestes me bashkekombasit e tyre. Nejse eshte puna e tyre por jo te gjithe shqiptarert jane te paditur.
Ne fakt shkak per kete shenim u be cfare ngjau me kete vogelushe ne foto me 16 mars 2019.
Une nuk i di rrethanat si eshte ndodhur ajo ne kete vend, por edhe me konventa nderkombetare dhuna ndaj femijeve eshte e ndaluar, e palejueshne, e denueshme. Shqiperia ka qene nder te parat vende qe ka nenshkruar Konventen per Mbrojtjen e te Drejtes se Femijes.
Ne nentor te vitit 1991 ne OKB ne Nju Jork kam asistuar kur ky dokument u siglua nga pala shqiptare.
Para pak ditesh kryetari i kuvendit bisedoi me shefin e Unicef-it cfare te behet per jete me te mire te femijeve shqiptare.
Nuk e di si eshte ndjere ai diplomat i sprovuar i organizates me prestigjioze te mbrojtjes se te drejtave te femijeve perballe pamjeve te tilla si ne kete foto dhe ku ne Shqiperi, e cila pretendon ti bashkohet BE.
Ndalimi i perdorimit te lendeve helmuese ndaj femijeve por edhe ndaj qytetareve mendoj se do te jete detyrim qe i shtohet 5 kushteve per hapjen e negociatave me BE.
E gjithe bota humaniste ne tere anet eshte ne kembe ne mbrojtje te femijve.
Une e di sa i duan shqiptaret femijet, kane treguar vepra vetsakrifikuese ne mbrojtje te tyre. E pjese e ketyre shqiptareve jane normalisht politikanet here ne pushtet here ne opozite te ketij vendi.
E verej si shume syresh permendin me ndjenje emrat e femijeve te tyre, madje edhe ne fjalime politike (??). Kjo me ben te besoj se te gjithe jane tronditur nga skena e djeshme e helmimit te vogelushes.
Ai ‘mbrojtes rendi’ qe beri ate goditje kriminale duhet vene para drejtesise se ajo vogelushe as do te ‘pushtonte’ ndonje institucion shteteror apo, o zot, te vinte ne rrezik jeten e policise, forcave te nderhyrjes se shpejte, e ku di une te personelit te ketyre forcave speciale qe as emrin nuk ua dijme, por ishin kontingjente te armatosur deri ne dhembe viktime e te cileve u be nje vogelushe. Kjo eshte ngjarja e dhimbeshne qe mesuam, por ku i dihet sa kane qene te tilla.
Dua te jem i qarte e i prere per cfare thashe me siper: jam kunder dhunes, protesta paqesore. Per kete kam qene gjithmone. Por ne cdo situate kur ajo del jashte kontrollit, edhe ne lufte, femijet jane te papkreshem.
Te mendojne mire te gjithe kush ka forcen e shtetit sot se neser nuk i dihet kur ererat e forta ti flakin tej mund te kete mendje qe nuk harrojne cfare ju eshte bere femijeve shqiptare si kesaj vogelusheje.