Home KRYESORE Forma dhe përmbajtja në sfondin e protestave

Forma dhe përmbajtja në sfondin e protestave

Nga Kasem Seferi

Në të gjithë programet televizive që “qëndisin” analiza në lidhje me protestat e opozitës politike, do t’i lusja të mendojnë vetëm dhe vetëm për një çast:

Përse?
Kush?
Kur?
Ku?

Përse: papunësi dhe varfëri për rreth 30 vjet tranzicion, si dhe polarizim i panjohur në ndarjen e pasurisë.

Kush: qytetarët shqiptarë, të lodhur nga premtimet, mashtrimet, mungesa e shërbimeve publike dhe … një dreq e di ku mbaron një listë e tillë.

Kur: ja pra, tani që shpirti qytetarëve shqiptarë u ka ardhur në majë të hundës. Më simbolikja është protesta e studentëve.

Ku: në Republikën e Shqipërisë kur prej një kohe të gjatë çshtë çimentuar në popull mendimi se nuk ka shtet.

Le të kthehemi pak në historinë parakomuniste.

Në Republikën e Shqipërisë nuk ka pasur ndonjëherë burrë shteti, vlerat dhe karakteri i të cilit të mos jenë zhvlerësuar dhe aspak çmuar siç e ka merituar, ppr të qenë, në kuptimin e plotë të fjalës, politikan liberal.

Këto ditë të para dhe pas protestave të opozitës politike liberalët e BE më duken si trashëgimtarë pasurish të mëdha, që e kanë mendjen vetëm si e si t’i shijojnë pasuritë e fituara me mundin dhe sakrifica nga paraardhësit e tyre.

Në BE, liberalizmi është etiketë partie, ose mjet për të ardhur në pushtet, kurse në vendet ish – komuniste, sunduar në mënyrë diktatoriale, ku edhe vetëm mendimi për ndonjë ide liberale shkaktonte lloj – lloj rreziqesh deri në heqjen e së drejtës për të jetuar.

Në Republikën e Shqipërisë, nuk janë hasur ndër politikanët burra që, duke mos e kundërshtuar aspak opozitën, të ndiejnë njëfarë kënaqësie nga opozita e madje ta nxisin atë.

Në këto rrethana Qevria Rama 1 dhe 2 ka menduar dhe ka ka lidhur pas vetes vetëm elementë të oligarkisë, krimit të organizuar dhe të gjithë degëve të administratës, duke shkelur të gjithë rregullat, që kanë qenë deri tani në fuqi.

Kudo ka pasur dhe ndeshen lloj – lloj shpërdorimesh, korrupsion dhe çorganizim, në dëm të vendit e të qytetarëve.

Për çdo politikan, analist dhe, veçanërisht, juristëve, në këto momente të protestave dhe kur kërkohet zgjidhje, u kërkohet që të jenë në gjendje të identifikojnë, krijojnë dhe vlerësojnë, në mënyrë kritike, secilën prej pesë metodave të mëposhtme të argumentit ligjor:

(i) tekstin;
(ii) qëllimin;
(iii) pararendësin (preçedentin);
(iv) traditën; dhe
(v) politikën që përmban jo në formë.

Viti 2008, në kontekstin e mësipërm, thjeshtësuar te e drejta absolute e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në Kuvendin e Shqipërisë ishte shkaku i kësaj që shohim sot.

“Bujqit“ e politikës shqiptare nuk e parashikuan se “gruri“ që po mbillnin do të jepte gjithnjë e më pak “korrura“.

Në këtë kontekst, në qoftë se ligji në fjalë ka dështuar të caktojë përgjegjësi të qarta ndërmjet palëve politike, në atë mënyrë të tillë përsa i përket maksimizimit të vlerave të demokracisë dhe demokratizimit, palët me një transaksion shtesë, ose pa kosto sikundër është zevendësimi i deputetëve nga listat e partive përkatëse politike që lëshuan mandatet, e bëjnë dhe do ta bëjnë gjithnjë të pavlefshëm përkufizimin përkatës ligjor që po zbatohet.

Sikundër e kam përmendur dhe jam munduar ta arsyetoj, me faktet që janë bërë publike, mendoj se argumentohet edhe në mënyrë alegorike si historia e mëposhtme:

Një inspektor tatimesh, qëlloi që të shkonte për kontroll te një restorant. Në atë restorant, nga veshtrimi që i bëri të gjithë mjediseve të biznesit, vuri re se kishte edhe kultivim të rosave për të cilat paguhej një tatim.

Në dokumentet e pagesës së detyrimeve tatimore inspektori tatimor nuk gjeti pagesa për tatimin mbi rosat dhe për këtë arsye pyeti pronarin e biznesit:

Përse nuk keni paguar?!

Në fakt, zoti inspektor në dokumentin e blerjes këto rosa figurojnë si qen dhe, për qentë, nuk ka ndonjë tatim.

Të më falin, me gjithë ndjenjën e faljes që u kërkoj, të gjithë atyre që mund ta nënkuptojnë keq personalisht domethënien e shembëllsimit të mësipërm.

Tatimi është një “ndëshkim“ nga shteti për qytetarin për të siguruar me fjalë të thjeshta, mirëqënien e tij.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: