Nga Armir Shkurti
Nata e dytë sonte në korridorin e Urgjencës së QSUT! Kam që dje në mëngjes me një nga njerëzit e mi më të shtrenjtë e nuk e shtrojmë dot në pavion, tek neurologjia se VENDE S’KA.!!!!!!
Pas ekzaminimit të parë dhe një skaneri të parë, nga PRAKTIKANTËT që punojnë të shtunë e të dielë , na u tha se duhet edhe një skaner …me kontrast! Sebepi, se, kuptohet , as tani që po flasim nuk është bërë ky skaner.
Alternativat janë 3:
1 – Praktikanti na thotë të presim
2- Praktikanti thotë se një vend për femër është liruar të shtunën , pasi ka ndërruar jetë një zonjë. Për burra, duhet të presim…. (natyrisht perferojmë të zhgërryhemi në koridor të urgjencës, në vend të kësaj alternative makabre)
3 – Praktikanti i mirë e simpatik, me syze optike, na kujtoj që ka edhe spitale private.
CILËN DO ZGJIDHJE TI?
(në respekt të kësaj tabele dhe dhjetra hallexhinjve këtu, nuk po nxjerr as foto as video…..)