Home Approccio Italo Albanese Instituti Kulinar Neranxi i ftuar i Dhomes se Tregetise Romagna – Forli...

Instituti Kulinar Neranxi i ftuar i Dhomes se Tregetise Romagna – Forli – Cesena e Rimini

Dhoma e Tregetise Italo Shqiptare ne bashkepunim me Dhomen e Tregetise Romagna – Forli – Cesena e Rimini, organizojne ne Rimini e Forli takime mbi mundesite e biznesit midis rajonit te Regio Emilias dhe Shqiperise duke ftuar keshtu aktore ekonomik e politik si nga Shqiperia ashtu edhe Italia.

Nga Shqiperia ishin te ftuar kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi, zv. Ministrja per Europen dhe Punet e Jashtme Artemis Dralo, zv. Ministri i Arsimit per Rinine Shpat Kolgegaj, keshilltari i partise demokratike per sipermarjen Roberto Caparotta, sekretarja per marredheniet me jashte ne partine socialiste Ana Abdi dhe gazetari Artur Nura qe mbulon per Radio Radicale marredheniet me Italine dhe aktualisht eshte drejtor per Marredheniet me Publikun prane Institutit Kulinar Neranxi.

Takimi u pershendet nga Kryetari i Bashkise se Forli, Davide Drei i cili kujtoi se marredheniet me Shqiperine jane dinamike dhe se gjykonte qe kishte ardhur koha qe qyteti i tij te rikishte tashme lidhje direkte ajrore me Tiranen dhe se personalisht do punonte qe marredheniet Italo shqiptare te forciheshin si nga pikepamja ekonomike ashtu edhe kulturore.

Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi ne fjalen e saj tha se ndihej ne shtepine e saj ne kete qytet te cilin per motive personale e kish vizituar shpesh dhe mendonte qe qyteti i saj eshte shume mikprites ndaj interesave italiane si kulturore ashtu edhe ekonomike e se ajo ka qene e do mbetet gjithmone mbeshtetese e investitoreve italiane ne Shkoder dhe gjithe Shqiperine.

Ndersa gazetari Artur Nura ne fjalen e tij tha se marredheniet ekonomike me Italine ne opinionin e tij mbeten me dinamiket per shkak te afersise historike, politike, gjeografike dhe kulturore midis dy vendeve.

Sipas gazetarit Nura marredheniet midis bizneseve, individeve dhe institucioneve jo qeveritare, jane disa here me dinamike se ato institucionale midis dy qeverive tona te cilat kane disa limite qe nuk po i tejkalojne dot.

Rasti i Institutit Kulinar Neranxi te cilin ai perfaqesonte ne kete takim nder ekonomik Italo – Shqiptar eshte rasti me domethenes perderisa ky institucion arsimor ju publik e thote me kenaqesi qe rreth 70% te “know how” te tij e mbulin ai italuan dhe qe nderkohe bashkepunetor te tij me kohe te pjeseshme e te plote ka shume shtetas italiane te ndihet mire si pjese e stafit dhe jetes ne Shqiperi.

Per gazetarin Nura edhe dinamika e shkelqyer e Dhimes se Tregetise Italo Shqiptare me ne krye Tommaso Scatolari eshte nje shembull domethenes qe bisnesi e tejkalin gjithmone politiken dhe se sipas tij, aktivitetet qe do pasojne kete takim sigurisht qe do konfirmojne kete opinion te tij.

“Investitori Tommasso Scatolari eshte i ri ne mosh, ne ide, energji dhe projekte konkrete italo shqiptare” – tha Nura ne fjalen e tij.

Share: