Home KRYESORE Lefter Maliqi dorëzon formularin në KQZ per te marre mandatin

Lefter Maliqi dorëzon formularin në KQZ per te marre mandatin

           

Lefter Maliqi po shkon drejt marrjes së mandatit. Ai ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit, që është hapi i parë dhe i domosdoshëm për marrjen e mandatit.

Maliqi është kandidat në qarkun e Beratit në listat e Partisë Demokratike, por që pas dorëzimit të këtyre listave në KQZ për zgjedhjet e vitit 2017, ai kaloi në radhët e Partisë Socialiste, në shenjë proteste kundër Lulzim Bashës.

Prej disa kohësh Lefter Maliqi mban detyrën e nëndrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ndërsa i pyetur ditë më parë se a do ta merrte mandatin apo jo, Maliqi tha se do të mendohej dhe do të vendoste në të mirë të qytetarëve.

Lefter Maliqi ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2009-2013, ndërsa më herët ka mbajtur funksione lokale në qarkun e Beratit./Opinion.al

Share: