Home KRYESORE Nuk kemi një shtet ligjor! Nga Kasem Seferi

Nuk kemi një shtet ligjor! Nga Kasem Seferi

Për çdo lexues të mundshëm të këtij shkrimi, ku përmblidhet qëmtimi /mbledhja e “polenës” në lidhje me “ndërzimin” e “mjaltit”/shtetit, do të desha t’ju kërkoj durim nëse do të kenë një të tillë gjatë leximit.

“Demokracitë kanë qenë gjithnjë spektakle të turbullirës dhe grindjes; kanë qenë gjithnjë të papërputhshme me sigurinë personale ose të drejtat e pronësisë; dhe në përgjithësi janë të shkurtra në jetët e tyre aq sa ato janë të dhunshme në vdekjen e tyre.”.

James Madison

“Në çështjet e pushtetit, mos lejoni të dëgjohet më në lidhje me besimin te njeriu por lidheni atë mirë nga të këqiat me anë të zinxhirëve të kushtetutës.”. Thomas Jefferson

Merita e Kushtetutës tonë ishte jo se ajo promovon demokracinë, por se e kontrollon atë.”. Horatio Seymour

“…, ndonëse shtetari mund ta përqafojë liberalizmin në fillim të karierës si mjet për të kapur pushtetin, rrallë qëllon që ai të shfaqë frymë liberale pasi të ketë fituar pushtet dhe rrallë qëllon që atë frymë liberale ta shpjerë deri në atë pikë, sa të rrezikojë t’i humbë të gjitha.”. Ismail Qemali

“Mekanizmi drejtues i një ekonomie tregu të lirë … është shpallja e të drejtave, e detyruar nga një gjyqësor i paanshëm.”.

Që prej më shumë se 500 vjet, historia e Perëndimit është histori e përparimit të shtetit kombëtar si i pavarur, pra si e vetmja qendër pushteti në shoqëri.

Por, proçesi nuk ishte i qendrueshëm, për arsye se, hap pas hapi, isntitucionet pluraliste e humbën pavarësinë e tyre.

I vetmi përjashtim ishin Shtetet e Bashkuara, ku pluralizmi mbijetoi (P.S. argumentohet se arsyeja kryesore e të qenit të SHBA, pothuajse, diversitet unik fetar).

Madje në SHBA, pluralizmi fetar i themeluar u privua nga pushteti me ndarjen e kishës nga shteti.

Por ka një diferencë thelbësore ndërmjet pluralizmit shoqëror të ditëve të sotme dhe atë të më shumë se 800 viteve më parë.

Sfida e mijëvjeçarit është të ruajë pavarësinë e institucioneve, ndërkohë që, në të njëjtën kohë, restaurimin e unitetit të sistemit politik (qeverisjes), ose më saktë gadishmërinë dhe aftësinë e secilit prej institucioneve të sotme për të ruajtur dhe perqendruar në funksionin e ngushtë të veçantë që u jep atyre kapacitetin për të performuar, si dhe gadishmërinë dhe aftësinë për të punuar sëbashku me autoritetet politike për të mirën e përbashkët.
Në esenë e tij “Ngritja e Demokracisë Iliberale”, nëntor/dhjetor 1997, sipas shumë analistëve politikë, tezat e zotit Fareed Zakaria mund të renditen me një fjali:

“Liberalizmi kushtetues ka çuar në demokraci, por nuk duket se demokracia sjell liberalizmin kushtetues.”.

Regjimet e zgjedhura në mënyrë demokratike, shpesh, sidomos ato që janë rizgjedhur dhe riafirmuar nëpërmjet referendumit, në mënyrë rutinë, kanë dëshmuar se i injorojnë kufijtë kushtetues mbi pushtetin e tyre, duke ia privuar qytetarëve të tyre të drejtat bazë dhe liritë, ose ngritjen e një dukurie shqetësuese në jetën ndërkombëtare – demokracinë iliberale.

Rasti i fundit i përjashtimit të parties së Kryeministrit hungarez Viktor Urban nga Bashkimi i Partive Europiane të krahut të Djathtë.

Ka qenë e vështirë të njihet ky problem sepse për pothuajse një shekull në Perëndim, demokracia ka nënkuptuar demokracinë liberale – një sistem politik i dalluar jo vetëm nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por gjithashtu nga sundimi i ligjit, ndarja e pushteteve dhe mbrojtja e lirive bazë të fjalës, tubimit, fesë dhe pasurisë.

Shkencëtari i politikës Philippe Schmitter ka theksuar: “Liberalizmi, ose koncepti i lirisë politike, ose doktrina mbi politikën ekonomike, mund të ketë koinçiduar me ngritjen e demokracisë. Por ai kurrë nuk ka qenë, në mënyrë të pandryshueshme dhe të padykuptimtë, lidhur me praktikën e tij.”.

Sot, fijet e demokracisë liberale, të mpleksura në fabrikën politike të Perëndimit, erdhën, veças, në pjesën tjetër të botës, ku demokracia “duket” se po lulëzon, ndërsa liberalizmi kushtetues jo.

Natyrisht, ka një spektër të demokracisë iliberale, që radhitet nga shkelës modestë të të drejtave bazë dhe lirive dhe, përgjatë një pjese të mirë të spektrit sot, zgjedhjet, rallë, kanë qenë aq të lira dhe të ndershme sa në Perëndim, por ato kanë pasqyruar realitetin e pjesëmarrjes popullore në politikë dhe kanë mbështetur të zgjedhurit.

Demokracia iliberale është një industri e rritur dhe, deri më sot, pak demokraci iliberale janë pjekur në demokraci.

Larg prej të qenit një fazë e pëkohëshme ose tranzitore, duket se në Republikën e Shqipërisë kanë zgjedhur një formë qeverisje, që përzien një shkallë të rëndësishme të demokracisë me një shkallë të rëndësishme të iliberalizmit; madje është hedhur dyshimi se demokracia liberale e Perëndimit nuk është destinacioni fundor në rrugën demokratike, por vetëm një prej shumë të mundshmeve që ekzistojnë.

Më së pari dhe më së shumti, që nga koha e Herodotit, demokracia ka nënkuptuar sundimin e njerëzve, nëpërmjet proçesit të përzgjedhjes së qeverive.

Fillimisht e artikuluar nga Alexis de Toqueville, Joseph Schumpeter, Robert Dahl dhe e përdorur gjërësisht nga shkencëtarët shoqërorë.
Samuel P. Huntington thotë: “Zgjedhjet e hapura, të lira dhe të ndershme, janë thelbi i demokracisë, sine qua non i pashmangshëm; qeveritë e dala nga zgjedhjet mund të jenë inefiçente, të korruptuara, dritëshkurtëra, të papërgjegjëshme, të dominuara nga interesa të veçanta dhe të paafta për të adoptuar politikat që kërkon e mira publike. Këto cilësi i bëjnë të tilla qeveri të padëshirueshme, por nuk i bëjnë ato jodemokratike, prandaj, demokracia është një virtut publik, jo vetëm një, sepse lidhja e demokracisë me zërat dhe virtutet e tjera publike mund të kuptohet vetëm në qoftë se demokracia dallohet qartësisht nga karakteristikat e tjera të sistemeve politike.”.

Përkufizimi në fjalë pajtohet gjithashtu me pikëpamjen e zakonshme të termit dhe në qoftë se vendi mban zgjedhje konkurruese dhe shumëpartiake, ato quhen demokratike, sepse kur pjesëmarrja publike në politikë rritet.

Natyrisht, zgjedhjet duhet të jenë të hapura dhe të ndershme dhe kjo kërkon mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe grumbullimeve, por për të shkuar përtej këtij përkufizimi minimal dhe për t’i vënë vulën një vendi demokratik, në qoftë se ai garanton vetëm një katalog të përgjithshëm të të drejtave, sociale, politike, ekonomike dhe fetare, e kthen fjalën demokraci në një medalje nderi, më saktë, se një kategori përshkruese.

Të kesh demokraci, në mënyrë subjektive, nënkupton “një qeveri të mirë” që, në mënyrë analitike, e kthen atë në të padobishme.

Liberalizmi kushtetues, në anën tjetër, nuk qendron te proçedurat për përzgjedhjen e qeverisë, por më saktë te qëllimet e qeverisë, gjë që i referohet traditës së thellë të historisë së Perëndimit, që kërkon të mbrojë autonominë e individit dhe dinjitetin kundrejt shtypjes, cilido qoftë burimi (shteti, kisha ose shoqëria).

Termi, në këtë rast, bashkon dy ide të lidhura ngushtë: është liberal sepse ai nxirret nga prirja filozofike, që fillon me grekët, që thekson lirinë individuale dhe, është kushtetues, sepse mbështetet mbi traditën, që fillon me romakët, sundimin e ligjit.

Shumë prej vendeve të Europës Juglindore, në mënyrë të suksesshme, po lëvizin nga komunizmi në demokracinë liberale, duke shkuar përmes së njëjtës fazë të liberalizimit pa demokraci, ashtu sikundër kanë bërë vendet e tjera europiane gjatë shekullit të 19 – të

Tensioni ndërmjet liberalizmit kushtetues dhe demokracisë qendërsohet në fushën e veprimit të autoritetit qeveritar: liberalizmi kushtetues është rreth kufizimit të pushtetit, ndërsa demokracia rreth grumbullimit dhe përdorimit.

Tendenca e një qeverie demokratike që beson se ka sovranitetin (pra pushtetin) absolut, mund të rezultojë në qendërsimin e autoritetit, shpesh, me mjete ekstrakushtetuese dhe me rezultate që nuk mirëpriten në public.

Gjatë dekadave të fundit, qeveritë e zgjedhura, që kanë pretenduar se përfaqësojnë njerëzit, vazhdimisht i kanë cënuar të drejtat dhe pushtetet e elementëve të tjerë në shoqëri, një uzurpim ky që është si horizontal (nga degë të tjera të qeverisë qendrore) ashtu dhe vertikal (nga autoritetet rajonale dhe vendore si dhe bizneset private dhe grupet e tjera joqeveritare); zakonisht, uzurpimi horizontal është më i dukshëm, por uzurpimi vertikal është më i përbashkët.

Zakonisht, qeveritë që duken si legjitime, megjithëse në mënyrë të ngadaltë, mund ta mbajnë rendin dhe të ndjekin politika të ashpra me anë të ngritjes së koalicioneve; historikisht, centralizimi i pakontrolluar është bërë armik i demokracisë liberale.

Përvoja sugjeron se, kur regjimet mbrojnë të drejtat e individit, që përfshijnë ato të pronësisë dhe kontratës, krijojnë një kuadër ligjor, administrim, kapitalizëm dhe rritje në vazhdim, ose “mekanizmin drejtues të një ekonomie tregu të lirë” shpalljen e të drejtave, të detyruara nga një gjyqësor i paanshëm, përndryshe pushteti i akumuluar për të bërë mirë më vonë mund të përdoret për të bërë keq.

Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të drejta duhet të shihet si një e metë dhe jo si përkufizim për tiraninë, pasi zgjedhjet janë një virtut i rëndësishëm i qeverisjes, por nuk janë i vetmi virtut; qeveritë duhet të gjykohen gjithashtu nga gjërat e krahasueshme lidhur me liberalizmin kushtetues, sepse liritë ekonomike, civile dhe ato të besimit janë në zemër të dinjitetit dhe të autonomisë njerëzore dhe, në qoftë se një qeveri me demokraci të kufizuar, me siguri i zgjeron këto liri, ajo nuk duhet të cilësohet një diktaturë, porn ë qoftë se i ngushton ato atëhere … shkon drejt autoritarizmit diktatorial.

Deklarata e fundit t Presidentit Ilir Meta, parë në këndvështrimin e analizës së mësipërme, në përmbajtje dhe jo në formë (nisur nga përmendja e Alendes në Kili), ka për qëllim të paraqisë këtë formë rreziku të rënies së pluralizmit demokratik.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: