Kuvendi ka njoftuar zhvillimin e seancës parlamentare për të martën, më 5 mars, por ndryshe nga herët e tjera ka mbajtur të fshehtë orën se kur do të mblidhen deputetët në Parlament. Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar rendi i ditës dhe projektligjet për t’u miratuar, por ora e nisjes së seancës mungon. Po në 5 mars do të zhvillohet dhe protesta e opozitës.
Për mospublikimin e orës së nisjes së seancës ka reaguar dhe Sekretari i Pergjithshëm i PD, Gazmend Bardhi. Nëpërmjet një statusi në Twitter, ai shkruan se Parlamenti nuk është si PPP e Ramës që i njoftohet vetëm klientit privat e jo qytetarëve, teksa i bën thirrje kreut të qeverisë të lejojë Ruçin të publikojë orën e seancës plenare.
Statusi i plotë
Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit! Shihemi më 5 Mars përpara Parlamentit!/E.M/opinion.al