Home KRYESORE Policia merr masa për protestën, Basha takon pasuesen e Merkel

Policia merr masa për protestën, Basha takon pasuesen e Merkel

Protesta e opozitës e njoftuar për t’u mbajtur të enjten para Parlamentit, në një kohë kur do të zhvillohet edhe seanca, ka angazhuar më shumë se 1200 efektive të policisë si edhe të punonjës të Gardës së Republikës.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të Parlamentit. Forca të shumta të policisë do të jenë të dislokuara edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga ku do të bëhet edhe hyrja e deputetëve.

Gjithashtu qytetarët dhe protestuesit do të pengohen me kordonë metalike të kalojnë gjatë “Pedonales” duke filluar nga Ministria e Brendshme e deri te Akademia e Shkencave. Ndërkohë ende nuk dihet nëse në protestë do të jetë kryedemokrati Lulzim Basha. Ai ndodhet në Bruksel, ndërsa në një postim në rrjetet sociale njofton se ka takuar dhe kryetaren e re të CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila është pasuesja e Merkel.


Kryedemokrati po ashtu po zhvillon takime në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, ndërsa siç mëson Opinion.al ende nuk është mbyllur axhenda për ditën e enjte.

Nëse nuk do të jetë në protestë Basha nuk do të shkojë  as në Prokurori, ku është thirrur nga organi i akuzës në lidhje me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA./Opinion.al

Share: