Home KRYESORE Sherri/ Nano: Ke pirë ndonjë gotë? Shehi: Je banda e legenëve të...

Sherri/ Nano: Ke pirë ndonjë gotë? Shehi: Je banda e legenëve të Ramës

Analisti Mustafa Nano është përplasur me ish deputetin Dashamir Shehi në studion e Opinion. Duke mos u pajtuar me komentet e tyre politike, Nano i ka thënë ish-deputetit: Ke pi nndonjë gotë.

Kaq ka mjaftuar dhe mes tyre të shkëmbeheshin disa fyerje.

Dashamir Shehi: Po të them ti pra.

Mustafa Nano: Ti po, jo ju. Ti je në politikë, unë nuk jam. Nuk është turp të jesh, shumë mirë që je.

Dashamir Shehi: A më fal, pse kjo që bën ti ça është kjo? Katekizëm e?

Mustafa Nano: Këto janë opinione që unë i shpreh sepse mi thotë rradakja.

Dashamir Shehi: Të mos tallim njëri-tjetrin këtu tashi.

Mustafa Nano: Unë nuk do të futem në parlament, ti do të futesh. Ty nuk të zë gjumi për politikë.

Dashamir Shehi: Kjo s’ka lidhje.

Mustafa Nano: Kjo ka lidhje pra, ky është interesi yt, unë skam interes. …ca njerëz po gëzohen, ja opozita po dështon, po dalin gjithnjë e më pak njerëz…

Dashamir Shehi: Nuk po dështon mor jo.

Mustafa Nano: A Dash tani, ke pi ndonjë gotë tani, muhabet koti tani…

Dashamir Shehi: A fillove me këto muhabete ti tani, ti je tamam banda e legenëve të Edi Ramës mor burrë, ne po folim për politikë.

Mustafa Nano: Ça the?

Dashamir Shehi: Ti je banda e legenëve të Edi Ramës. I kësaj kategorie je, tamam që të dëgjojë ai. Më vjen keq, por…

Mustafa Nano: E Dash ça të ngeli qejfi, ti pi nga mëngjesi deri në darkë, nuk është turp me pi raki.

Dashamir Shehi: Zgjebs!/Opinion.al

Share: