Nga Anila Hoxha
Vidhni. Korruptoni. Vrisni. Beni krim te organizuar. Marreveshja e prokurorise me Komisionin Qendror te zgjedhjeve per te hetuar krimet ne fushen e zgjedhjeve tregon qarte se postulati ” ligji eshte i barabarte per te gjithe ” , ka skaduar dhe ska pike vlere.
Prokuroria ka firmosur shpesh deshtimin me marreveshje te tilla. Te firmosesh marrveshje dhe te betohesh se do zbatosh ligjin per te cilin merr rrogen eshte absurditet.
Vrasja nuk eshte prioritet te hetohet ?
Terrorizmi?
Krimi i organizuar?
Vjedhjet?
Aksidentet?
Qe mos te lodhesh te besh marrveshje me cdo institucion ligji e ka zgjidhur ndryshe. Eshte ” shpikur” Kodi Penal dhe Kodi i Procedures Penale. Keto jane marreveshjet e vetme. Gjithe te tjerat jane show dhe propogande
Deri me tani ish prokurore te pergjithshem benin te njejten gje, firmosnin mareveshje ne fushen e tatim taksave, doganave, vjedhjes se energjise, pastrimit te parave.
Dhe gjithcka perfundonte ne fushate. Kesaj radhe fushata eshte per zgjedhjet. Por kane 2 vjet qe kane dosjen e zgjedhjeve ne sirtare, perse nuk ju dha drejtim? Sic duket ka munguar marreveshja. Tani do zgjidhet per zgjedhjet….