Home KRYESORE Shqipëria (Skënderbeu) i pafanë (pafat), apo …?!

Shqipëria (Skënderbeu) i pafanë (pafat), apo …?!

Nga Kasem Seferi

Kriza politike në Republikën e Shqipërisë dhe më gjërë në mjedisin e Ballkanit Perëndimor, nga politikanët dilettante të ditës dhe nga analistët (që e quajnë veten të tillë dhe kurrë mos qofshin të tillë), po trajtohet jashtë përmbajtjes dhe vetëm në formë.

Nuk i bëj me faj aspak, për arsye se kaq informacion kanë dhe këtë qëndrim mbajnë.

Zotërinj (për arsye se zonja nuk kemi)!

Po ju tregoj një ekuacion të mënyrës së të arsyetuarit që dominon në politikë:

INFORMACION I SHTUAR BARAZ DIJE TË SHTUARA; DIJE TË SHTUARA BARAZ NDRYSHIM QËNDRIMI; NDRYSHIM QËNDRIMI BARAZ ZHVILLIM!

Në Ballkanin Perëndimor, ku bëjmë pjesë dhe si të tillë na trajtojnë prirjet e mëdha politike dhe ekonomike botërore, duhet kuptuar, analizuar për të përgatitur qëndrimet e së ardhmes së afërt, të mesme dhe të largët.

Për ta kuptuar më mirë çfarë po them, po shtjelloj si më poshtë vijon:

Në vitet 2009 – 2010 u rritën shqetësimet në vendet e Ballkanit Perëndimor mbi pasojat që do të kishte kriza financiare dhe ekonomike botërore mbi ekonomitë e vendeve të këtij rajoni, veçanërisht ndikimi i krizës së borxhit në eurozonë dhe, kryesisht, në lidhje me Italinë dhe Greqinë.

Sipas Raportit të atëhershëm të Bankës Botërore, ndër të tjera përmblidhej një zvogëlim i rrjedhës së investimit dhe tregtisë, rënia e remitancave/dërgesës së parave nga emigracioni dhe një rënia e veprimtarisë së bankave, ku Italia, Greqia bashkë me Austrinë dhe Francën, ishin dhe janë vendet që kanë goditur më ashpër në sektorin bankar të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Banka Botërore parashikonte se rritja ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor nga 2.5 për qind që ishte në vitin 2011 do të ishte më e vogël se kaq në vitin 2012.

Megjithëatë në qoftë se kriza në eurozonë do të bëhej më keq (sikundër u bë), parashikimi i mësipërm do të rishikohej me drejtim poshtë.

Vendet anëtare të BE kishin dhe kanë një vend dominues në ekonominë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (pa përfshirë Kroacinë), gjë që vërtetohej nga fakti se 58.2 për qind e totalit të eksporteve të këtyre vendeve në vitin 2010 u drejtua për në tregun e BE – së (kryesisht në Itali dhe Gjermani).

Dobësitë kryesore të ekonomive të 6 vendeve konsideroheshin dhe besoj se konsiderohen ende: defiçitet e mëdha fiskale si përqindje kundrejt PBB; ato nuk ishin aq të mëdha sa ato të 10 vendeve të Europës Qendrore Lindore, por me gjithëatë, e drejta e hyrjes për financim, ishte problem; defiçiti i përgjithshëm i llogarisë korente si përqindje kundrejt PBB – së ishte më i lartë se ai i 10 vendeve të Europës Qendrore Lindore.

Hapja e tregtisë si përqindje e PBB – së sjell një element të dobësisë lidhur me ekonominë globale, me shenja të ngjashme me ato të 10 vendeve të Europës Qendrore Lindore; borxhi publik si përqindje e PBB – së ishte dhe mbetet mjaft i lartë në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi.

Financimi i huaj i bankave si përqindje e PBB – së ishte i lartë, veçanërisht në Serbi dhe Bosnje – Hercegovinë.

Vetëm bankat greke zotëronin: 27 për qind të sektorit bankar në Bullgari; 25 për qind Maqedoni; 17 për qind Rumani; 16 për qind Serbi; 11 për qind Shqipëri.

Borxhi tejet i madh i Greqisë dhe stanjacioni afatgjatë në ekonominë greke kishte ulur, tashmë, zhvillimin ekonomik e të gjithë rajonit, gjë që hodhi dyshimin se kriza në eurozonë do të pengonte dhe pengoi integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Nuk ekzistonte vetëm rreziku se vonesa në emetimin e bonuseve të thesarit dhe rritja e çmimit të kapitalit, shkaktuar nga kriza greke, do të destabilizonte financat publike në vendet e Ballkanit Perëndimor, për arsye se nevojat e tyre ishin të vogla, si dhe faktit që i kishin mbajtur në nivele të ulët borxhin public, si dhe defiçitin buxhetor.

Megjithëatë, kriza e borxhit e Greqisë e vuri në nivele të ulët rritjen ekonomike në vende që kishin dhe kanë lidhje të forta ekonomike me Greqinë si Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia (plus Serbinë, ku Greqia ishte investitori i huaj kyç), duke shkaktuar, kësisoj, pasoja negative me anë të një disponueshmërie më të ulët të huave nga bankat greke, të cilat bashkë me bankat italiane dhe austriake luanin një rol domethënës në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni (10 deri 15 për qind të tregut).

Ndikim do të kishte në rënien e remitancave/dërgesave të parasë, veçanërisht, për Shqipërinë për arsye të 600 000 emigrantëve që punonin dhe jetonin në Greqi që, sipas vlerësimeve të ndryshme, llogariteshinn ndërmjet 12 dhe 15 për qind të PBB – së së vendit.

Kriza në eurozonë do të kishte ndikim gjithashtu në politikën e jashtme të BE – së, për shkak të faktorëve të mëposhtëm:

 do të kishte më pak kohë për politikën e jashtme të BE – së për shkak se liderët do të ishin të angazhuar më shumë në zgjidhjen e problemeve ekonomike;
 do të kishte më pak para, për shkak të rënies ekonomike dhe, për rrjedhojë, më pak para në dispozicion për ndihmë për vendet që aspirojë të integrohen në BE;
 fuqia e BE – së, si një bashkim që tërheq në lulëzimin e rajonit dhe me një model që funksionon mire, do të binte.

Që nga koha kur kishte filluar të përhapej frika financiare, nëpër eurozonë në qershor 2010, kishin rënë jo më pak se shtatë qeveri në Hollandë, Sllovaki, Belgjikë, Irlandë, Finlandë, Portugali dhe Slloveni.
Fakti që, në më pak se 18 muaj ranë 9 qeveri (plus Greqi dhe Itali), ndjekur nga një tjetër, sikundër thonin analistët e kohës, mundësisht në Spanjë, ishte një fakt për t’u shënuar dhe, në këtë kontekst, monedha EURO u konsideruar si makinë vrasëse e qeverive.

Për ironi, por edhe për hir të së vërtetës, politika është “shprehje e koncentruar e ekonomisë”. Si argument për këtë po përdor faktin që Bill Klinton në fushatën e tij për President të SHBA, përdori: “Ekonomia në rradhë të pare, o budalla!”.

Nuk dua, për arsye se i admiroj analistët në programet e ndryshme të TV – ve për aq sa janë të informuar, për aq sa dije kanë për ekonominë, por desha të sjell në kujtesën e tyre, veçanërisht, drejtuesve të programeve, ose më saktë pyetjebërësve kërkesën për të sjellë në studio e tyre “analistët, akademikët, apo çfarëdo tjetër personazhi” që nuk ndihet në këtë periudhë të historisë së vendit tonë.

“E bukur panoramë
Që kalon pranë
A je e fejuar e martuar ashtu si je krijuar?

Gjarpër do të bëhem, ferrë nën dhe
Ta kërkoj me dorë atje ku e ke!

Këto vargje të K.Th. Spirit ia kushtoj kolegëve ekonomistë që po heshtin.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: