Home KRYESORE Të hedhësh lotë për Çamërinë që të mbledhësh vota për ***vërinë

Të hedhësh lotë për Çamërinë që të mbledhësh vota për ***vërinë

Nga Erion Softa

Në këto ditë të nxehta protestash, ku palët kanë rritur temperaturën në maksimum, disa personazhë politikë komikë po tentojnë të dëshmojnë “vullnetin” e tyre për të forcuar demokracinë në Shqipëri.

Janë personazhe që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, ose të paktën kështu duan të duken në publik. Por ata kanë një pikë-takimi shumë të rëndësishme-etjen për pushtet.

Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Dashamir Tahiri, për një publik të gjerë, konsiderohen si “armiq të betuar”.

Shpëtim Idrizi që sillet si mbrojtës i çështjes çame, si rregull historik, nuk mund të ketë asnjë pikë-prerje me Vangjel Dulen, që sillet si mbrojtës i minoritetit grek. Por kjo është vetëm pjesa e dukshme e “telenovelës” së këtyre politikanucëve.

Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule, sot gjenden të dy në krah të njëri-tjetrin, në protestën opozitare. A mendon kush çamët kanë harruar vuajtjet nga grekët? A mendon kush se çamët do të marrin pronat që ua kanë rrëmbyer prej më shumë se gjysmë shekulli autoritetet greke? Nuk duket asnjë shqiptar çam ta besojë këtë “përrallë të bukur” të këtij Mijëvjeçarit të ri.

Por, Shpëtim Idrizi, në etjen e tij për pushtet, po sillet si “tregimtari i përrallës”, duke bashkuar forcat me Vangjel Dulen.

Paralel me këtë “çift” të ri politik, shfaqet në horizont edhe ajo që duket si përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet Shpëtim Idrizit dhe Dashamir Tahirit. Kush i njeh këta dy personazhe, e ka shumë të qartë se Idrizi e Tahiri mund të jenë bashkë vetëm për pushtet.

Raportet ndërmjet të dyve janë thyer në mënyrë të pangjitshme. Natyrisht, përplasja mes tyre nuk ndodhi për të drejtat e çamëve dhe, natyrisht, as “ngjitja” nuk ka se si të jetë për interes të popullatës çame.

Idrizi, pasi e përdori çështjen çame për interesa personale për shumë vite me rradhë, duke kaluar sa majtas-djathtas, u refuzua nga komuniteti çam, i cili e nxori nga arena politike me anën e votës.

I mbetur i vetëm, “Timi” ka filluar investimin nëpër portale, duke derdhur lotë për çështjen çame, në përpjekje për të bindur kryetarin e opozitës se çamët i ka me vete dhe administron 65 mijë vota, si t’i ketë trashëgimi.

Por Idrizi nuk ke asnjë votë, përveç klanit kriminal që të mban peng! Camët nuk të ndjekin më pas! I gjendur në ditët e tij më të keqe politike, e vetmja rrugë për rikthimin në arenën parlamentare është të shfaqet në mediume, portale e televizione, për t’i rënë në sy Bashës.

Në të njëjtën linjë, me synimin drejt pushtetit, po ecën edhe “Dashi i Havasë”. Ky individ, i cili humbi mandatin parlamentar para pak vitesh për shkak të të shkuarës së tij kriminale, ka nisur të qëndrojë pranë disa njerëzve pranë pushtet. Ndësa sot u pa në protestë bashkë me Dulen, duke u vetëprezantuar si “njeri besnik i Bashës”.

Por, përtej piruetave të këtyre personazheve, e vërteta është se si Idrizi, si Dash Tahiri nuk përbëjnë asnjë interes as për Lulëzim Bashën e as për Edi Ramën.

Dashi dhe Timi, për aq kohë sa përfituan nga pushtet, bënë sa mundën për të zgjidhur hallet e tyre dhe, pse jo, edhe të disa brezave më tej. Camët i tallën, i rrahën, (e dini mirë se kë). Camët i përbuzën, arritën deri aty sa edhe nuk i duronin më. Ndërsa sot bëjnë çdo gjë për t’u shitur, tek liderët e politikës shqiptare, si udhëheqës të një komuniteti që ka vuajtur para 60 vitesh dhe që prej një dekade është keq-përfaqësuar nga këta personazhe.

Çamët nuk i besojnë më!

Tashmë edhe bashkëjetesa me Dulen nuk e zgjidh hallin e tyre. Tani të gjithë e dinë që ata janë të pabesë, por çamët nuk janë të tillë. Prej vitesh, këta tipa “bredharakë” kaluan sa nga prehri i PD, në atë të PS e anasjelltas, vetëm e vetëm që të ndjenin “aromën” e pushtetit.

Tashmë, si një mall i lirë, ata nuk i blen më askush!

Share: