Home KRYESORE T’kam e jam nânë ! Nga Erenestina Halili

T’kam e jam nânë ! Nga Erenestina Halili

( Për nânën teme sojnike e nânat si ajo!)

Kam rrokë qillin, tuj prekë tokën,
tuj thânë: T’dù !
Kam ul’ zanin, tuj brrít’ n’ajrí,
tuj t’thanë: M’fal !
M’ke fshi lodin, tuj m’njeh fajin,
tuj m’thânë: Mó(s)!
Je keshë n’mu, tuj kjâ n’mushkní,
tuj m’thânë: Aní!
Idhnù n’mù, nderù n’mù,
tuj m’thânë: Çikë !
Knâqë n’mù, g’zu n’mù,
tuj m’thânë: Nânë !
Je çikë e grue, je nânë e Zot!
Tuj t’thânë:
Nânë, je tanë ç’ka kam !
Jam çikë e grue, nânë e Zot!
Tuj m’thânë: Bijë, t’kam nânë !

Share: