Home I pakategorizuar Vlera e një mendimi… Nga K.GJ.

Vlera e një mendimi… Nga K.GJ.

Cogito, ergo sum – Mendoj, pra jam(ekzistoj)

Latine

Të mos t’ia thoja dikujt, mos ta shkruaja, të hezitoja , nëqoftëse do përtoja, po nëse nuk do e kisha gjetur kurajon për t’u çuar dhe për t’i dhënë vlerën e vërtetë këtij mendimi, a do më bënte mua njeri për të cilin jam?… Tani dua vetëm të humbem mes rrjedhshmërisë së gjurmëve t’gishtave të mi , dua të humbem mes atyre rreshtave, pa e ditur as çfarë po shkruaj, pa e pare as gramatikën dhe as anën drejtshkrimore, sepse fundja fundit, gjenitë nuk kishin kohë të korrigjonin gabimet e veta. Gjenitë thjesht përhumben në ndjenjat dhe naivitetin e tyre, që të shkretët mendojnë se e kanë me pakicë…

Vlera e një mendimi…. të lutem, më kthe mbrapsht në origjinën e kësaj ideje, sepse nëse nuk do isha mirënjohës, sa vlerë do isha duke i dhënë këtij mendimi? Ndoshta, kjo do ishte quajtur një frymëzim momental nga gojët modeste e të thjeshta…Te jesh aq empatik me mendimin tënd…t’i japësh atij mendimi një imagjinatë, t’i japësh ngjyrë, ta ndjesh atë mendim, ta vizualizosh atë mendim, si të jetë një botë paralele në të cilën jeton. Jeton ti..t‘i japësh atë ndërgjegje, që po ndjen ti… a s’e bën atë mendim … të gjallë, siç të bën ty?? 

Janë disa ndjesi që, sado të përshkruhen me fjalë, disa njerëz do bënin çdo gjë që është e mundur ta shkatërronin atë moment… Ndonjëherë, përqëndrimi nuk është te fjalët ose te situata ,si do të vazhdonte shfaqja… Ndonjëherë, është thjeshtë tek ndjesia… të ndjesh…e kemi harruar çdo të thotë të ndjesh që nga momenti që mundohemi të flasim për të në mënyrë subjektive… Ky mendim që dje nuk e donte askush, quhej i pamorlashëm…, gjer dje ishte humbje kohe, sot po merrka një vlerë kaq të madhe! Sikur të kishte gojë per të folur do ishte duke thënë(mendimi pra): “të lutem, me lër mbrapsht në infinitin tim të asgjë-së. Isha kaq rehat”.
Vlera e një mendimi, mund të ketë vlerën e një monedhe numizmatike, të pisët, të harruar në ndonjë xhep që s’ia vlen të gjykohet moralisht tani…Po, pikërisht tani, që s’ia vlen të gjykohet, pikërisht tani që i kishte humbur vlera…ajo monedhë të hidhet kokë a pilë për të vendosur fatin përfundimtar të njerëzimit. Absurde, po aq absurde sa vlera e një mendimi. Absurde, sepse ndoshta kam harxhuar një sekond nga jeta ime për atë mendim,,, ndoshta kam harxhur 0 kalori për atë mendim… ndoshta ai mendim s`e di që unë ekzistoj. Poooor, unë e kam fuqinë t’i jap jetë atij mendimi…
Ai mendim jam… unë !
“Të lutem, më lër në rrjedhshmërinë time, kam dhe unë pyetjet e mia, po kujt t’ia bëj para…tek e fundit, një copëz mendimi jam… Dhe unë kam nevojë për pushim, kam nevojë për budallallëkun tim, për naivitetin tim, ku të harrohem mes atyre ngjyrave të pafundme që nuk kërkojnë shpjegim”..
Një fije e hollë çmendurie më ndan nga vetja dhe vlera e këtij mendimi. Ndoshta, të dy po gjejmë mënyrën si të komunikojmë me njëri-tjetrin …
Doja të thoja që tek e mbramja, ne e kemi në dorë t’i japim vlerë atij mendimi. Ne e kemi në dorë ta zmadhojmë, ta zvoglojmë, të mbledhim një mijë poetët me të mëdhenj në këtë tokë vetëm për t’i dhënë vlerën që “i takon” këtij mendimi, e prapë do dalësh në përfundim që TI, d.m.th NE, e kemi në dorë të zgjedhim sa impakt do ketë kjo “copëz frymzimi” në sistemin tonë. Se si mund të kthehet një hiçgjë, në një nga makthet e tua më t’mëdha, ose diçka abstrakte në një nga kujtimet e tua më të bukura, apo një vale rehatie, nga e cila  je mësuar  të të përmbysë për kaq kohë, pa e marre vesh se si po perfiton ti dhe nga më e keqja. E gjitha kjo, nëpërmjet vlerës që i jep një mendimi.

Share: