Andrea Gogollari nuk degjon dhe nuk flet por dhe ai ka te drejten te jetoje si gjithe te tjeret. Si Andrea ka shume individe qe duhen ndihmuar dhe ata mund te behen shembull frymezimi edhe per te tjeret qe nuk kane aftesi te kufizuara.
Andrea Gogollari tashme pasi ka mbaruar shkollen e kuzhines dhe kursin e bukepjekjes ne Institutin Kulinar Neranxi, eshte punesuar po aty ne saje te vullnetit te presidentit te kesaj kompanie te madhe z. Nikollaq Neranxi.
Gogollari tashme konsiderohet si shembull i punonjesit qe duhet ndjekur ne kompanine Neranxi edhe nga te tjeret dhe pas nje trasmetimi te shkelqyer ne E Diell ne Top Channel,ku ishte i ftuar edhe ai, presidenti i kesaj kompanie te madhe reagoi me nje status ne faqen e tij ne Facebook.
Per lexuesit po sjellim ne vemendje statusin e plote te Nikollaq Neranxit i cili flet vete:
“Sa frymezuese historia e Andreas e treguar tek programi “E Diell”. Andrea nuk flet dhe nuk degjon, por qe Kompania Neranxi mori persiper ti jape profesionin qe ai dashuronte, ate te bukpjekesit!
Sot Andrea eshte mesimdhenes ne Institutin Kulinar Neranxi dhe eshte nje djale i talentuar ne profesionin e tij!
Mamaja e Andreas tregon se si ka ndryshuar jeta e te birit, ku deri dje ishte nje djale i mbyllur, ndersa sot ka gjetur arsyet per ta shijuar jeten dhe per tu ndjere i barabarte me te tjeret!
Kompania Neranxi dhe Instituti Kulinar Neranxi ndjehen krenare per Andrean dhe progresin e tij. Ky eshte shperblimi me i madh per investimin qe ne beme per te!
Andrea na percjell te gjitheve mesazhin e madh se me vullnet, kembengulje dhe dashuri, cdo gje eshte e mundur! 👏👏👏👏👏: