Home KRYESORE GJYSHI ME DY ZEMRA. Nga Zija Cela

GJYSHI ME DY ZEMRA. Nga Zija Cela

Se bashku me time shoqe kishim vajtur ne Itali. Familja e Dritanit te ndjere jetonte po ne ate apartament. Nje mbasdite u shtriva me femijet dhe, me fjalet me te thjeshta, po u tregoja perralla. Papritur, Kevini vuri gishtin siper kanotieres sime dhe preku cikatricen. Pastaj, teper kureshtar, ma ngriti kanotieren dhe pa si zbriste ajo shenje deri prane stomakut.

  • Cfare eshte kjo, gjysh? – pyeti me gjysme zeri.
    Si t’ia beja? Cfare t’u thosha femijeve per operacionin? Une e kisha bekuar atehere zemren time, qe kishte duruar nente muaj ne spital me Dritanin, me kishte lejuar t’i beja mortin tim biri, por edhe te hidhja ne leter “Per dashurine shkruhet pas vdekjes”. Ky liber, me hiret perkujtimore te Tanit, u perurua ne krye te vitit. Pak kohe me pas perfundova ne kirurgji.
    Si heshta nje grime i kapur ne zor prej pyetjes se befte te vogelushit, nje fryme e mire me ndihmoi per zgjidhen. Me fjalet ma te thjeshta ne perralla ishim dhe prape, si ne perralle, ia nisa:
    Njehere gjyshi u semur dhe u desh qe ilacin t’ia hidhnin te zemra. Mbasi ia hapen gjoksin, kur gjyshi u ba ma mire, mjeket u mblodhen rreth shtratit te tij.
  • Sa e cuditshme, – foli njeri prej tyre, – te gjithe njerezit kane nje zemer, ju kishit dy.
  • Dy kam, – tha gjyshi. – Dhe e pate cfare shkruhet aty?
  • E pame me syte tane, – pohoi mjeku menjehere. – Ne njeren zemer shkruhet Kevin, ne zemren tjeter shkruhet Livia.
    Kur u ngritem e po rrinim ne divan, sapo Lona u kthye nga puna, Kevini nxitoi t’i jepte lajmin e gezueshem.
  • Mami, mami, gjyshi jone ka dy zemra!
    Dhe Lona e dashtun, qe e dua si bijen time, ashtu sic ishim ne cast na fotografoi.
Share: