Home KRYESORE Gurë eskortës së Ramës, policia shoqëron Boçin dhe disa protestues

Gurë eskortës së Ramës, policia shoqëron Boçin dhe disa protestues

Kryeministri Edi Rama u pritë me protesta në qytetin e Elbasanit, të cilat ishin organizuar nga opozita.

Protestuesit tentuan t’i bllokonin rrugën eskortës së kryeministrit duke qëlluar dhe me sende të forta.

Ndërkohë, mësohet se policia ka shoqëruar ish-deputetin e PD, Luçiano Boçin dhe disa protestues të përfshirë në incidentin e sotëm.

Për të shmangur incidentet e mëtejshme është dashur ndërhyrja e policisë dhe forcat speciale të cilët u përplasën me protestuesit në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan./ Opinion.al E.Xh.

Share: