Ne konferencen e organizuar nga PD per Shendetesine u tha:
Pagat e mjekeve do te fillojne nga 1200 E, te infermereve nga 700 E.
Medikamente te nivelit europian, siguri e cilesi e tyre.
Nje liste rimbursimi e pasur ne numer e alternativa, me nivel te larte rimbursimi, e sigurte per qytetarin dhe e gjere per vendimarjen e mjekut.
Fund varferise Afrikano Qendrore te sistemit tone shendetesor dhe financimit anti social te shendetesine.
Ndalim perfundimtar i te gjitha skemave te PPP qe jane korruptive, jo eficiente e jo trasnparente- vendosje e standarteve europiane edhe per ato.
Sistemi shendetesor paresor e spitalor do te jete afer qytetarit duke e vendosur ne qender te tij pacientin, i cili edhe do te zgjedhe lirshem sherbimin qe desheron.
“Privati” do te jete pjese e sistemit duke u vene ne funksion te publikut te gjere.
Fund i centralizmit bolshevik te sistemit tone shendetesor, e lidhur kjo me interesa politike e korruptive; decentralizim e autonomi atij.
Stimulim i zhvillimit profesional, teknologjik, interesit te mjekeve e personelit, dinjitet per ata.
Personeli do te jete bashkeautor i reformes sone shendetesor, qytetari e pacienti nje konsulent i cmuar i saj.
Keto ishin disa nga kolonat programore te zhvillimit te sistemit tone shendetesor, qe u shprehen gjate fjales se Kryetarit Basha ne analizen qe ai i beri, gjendjes e perspektives.