Home KRYESORE Rusia Julia Malikova pjesëmarrëse e edicionit “International Albanian Brass Festival”

Rusia Julia Malikova pjesëmarrëse e edicionit “International Albanian Brass Festival”

Për herë të parë në Shqipëri, trombistja e talentuar nga Rusia Julia Malikova është ndër pjesëmarrësit e edicionit të IV-të të “International Albanian Brass Festival”.

Julia është një artiste shumë e veçantë që ndriçon në instrumentin e trombës dhe flikornit. Është fituese e disa festivaleve dhe konkurseve të zhvilluara në Rusi dhe jashtë saj. Ka marrë ndër të tjera çmimin e parë në “Siena Jazz Music Program” (Itali, 2011). Është e profilizuar në zhanre të ndryshme duke eksperimentuar në improvizim Jazz-i apo në kërkim të një formati të ri të ansambleve akustik / elektrik. Jep një kontribut të madh për brezin e ri duke mbajtur masterklase por edhe duke organizuar konkurse për të shpalosur talente të reja. Është pedagoge në Shkollën e Muzikës “Aram Haçaturjan” në Moskë dhe soliste e Orkestrës së Shërbimit Doganor të Federatës Ruse me dirigjent Vladimir Melnikov.

Për publikun tiranas Julia Malikova do të përformojë bashkë me çunat e “All In Band” (Shqipëri) gjatë natës finale të Festivalit që do të zhvillohet të shtunën, data 27 prill, ora 20:00, në Amfiteatrin e Liqenit Artificial. Hyrja është e lirë dhe falas. Ju mirëpresim të gjithë!

Share: