Home KRYESORE Reforma në drejtësi dhe negociatat, çfarë u tha në takimin Rama-Merkel

Reforma në drejtësi dhe negociatat, çfarë u tha në takimin Rama-Merkel

Ka përfunduar takimi në Berlin mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Mësohet se gjatë këtij takimi është folur në lidhje me procesin e reformës në drejtësi si dhe pritshmëritë e Shqipërisë nga raporti i KE për ti dhënë dritën jeshlie çeljes së negociatave.

Po ashtu, Rama dhe Merkel kanë folur dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duk theksuar se arritja e marrëveshjeve janë të rëndësishme për stabilitetin në rajon.

Rama shoqërohet nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë  mbledhur sot në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron./ Opinion.al E.Xh.

Share: