Home KRYESORE Shpresë për shëndetësinë! Nga Erges Eskiu

Shpresë për shëndetësinë! Nga Erges Eskiu

“Që profesioni human, që ju keni zgjedhur të mos përfundojë te xhepat e pacientëve apo të mos ndërmerrni edhe ju rrugët e emigrimit, dilni dhe kërkoni edhe rritjen e pagave për mjekët, infermierët e me rradhë sepse me këto rroga është e pamundur të jetohet. Nëse profesionistët bëjnë nga dy-tri punë njëherësh, mjek në spital publik, mjek në klinikë private dhe pedagog në universitet, nuk e bëjnë se janë të pangopshëm nw para siç keqkuptohen disa njerëz, por se janë pagat mizerje dhe nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet mujore. Investimi juaj minimalisht 17-vjeçar, por dhe më tepër nuk arrin të justifikohet absolutisht me këto rroga kaq të ulëta. Nga ana tjtetër nësë do të largoheni të gjithë nw emigrim, nuk do të ketë kush të kontribuoj me taksa në në buxhetin e shtetit dhe nuk do të ketë shërbime e pensione për prindërit tuaj e sigurisht as shërbim shëndetësor për ta.
Prandaj, sot e kërkoni pagwn e lartë për pedagogët tuaj, nesër do e keni për vetë! Nëse nuk doni të mbeteni skllevër me diplomë dhe të punoni edhe ju nga mëngjesi në darkë, shtatë ditë të javës për t’u ushqyer kërkoni edhe rritjen e pagave!”
-Këtë gjë u kam kërkuar edhe studentëve të mjeksisë gjatë protestës studentore. Për të shmangur konfliktin student-pedagog-rektorat ku donte ta devijonte qeveria dhe propaganda e saj problemin, u kërkova studentëve të shtonin si pikë të tyre edhe rritjen e pagave për mjekët e pedagogët në mënyrë, që këta të fundit të mos e ndjejnë nevojën për të bërë më shumë se një punë, të jenë më të motivuar për të ndjekur orët e leksionit, por edhe për të ndjekur studentët në praktikë dhe jo t’i lënë të paorientuar, në korridoret e spitaleve.
-Pse e bëra këtë? Ndoshta kjo mund të ishte në pamje të parë një kërkesë e tepërt për studentët kur ata kishin ekzigjenca më emergjente dhe që lidheshin direkt me ta, por gjithashtu direkt me ta lidhet edhe pagesa e pedagogëve të tyre, pagë e cila do jetë edhe për ta nesër si mjek apo infermier, laborant, fizioterapeut, imazhier e logoped.
Tashme, në kuadër të aksionit opozitar, rritjes së shpresës dhe besimit qytetar se ky vend nuk do të falimentoj, nuk do kthehet në një qytetërim barbar, por ka shqiptar, ka burra e gra, që e duan dhe mund ta bejnë këtë vend, lideri opozitës po premton reformimin e sistemit shendetësor, anulimin e kontratave PPP, që i kanë marrë frymën gjithë sistemit shëndetësor dhe rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët,
Si një alternative e kundërt ndaj drogës, kriminalitetit, oligarkisë, megakorrupsionit, konçesioneve të vdekjes në shëndetësi, përmbysjes apo tredhjes, që diktati i Rilindjes i ka bërë elitës shqiptare, por gjithashtu edhe një platformë morale e ligjore, për ta kthyer vendin në shinat e drejtësisë, lideri opozitës bëri premtimin ndër të tjera se do të rrisë pagat e mjekëve dhe infermierëve në nivelin 1200€ dhe 700€ respektivisht brenda mandatit të parë!
Një premtim i madh dhe shpresëdhënës të cilin mediat kryesore e kaluan në heshtje, ndërkohë, që do duhej të ishte lajm kryesor sepse bëhet fjalë për shëndetin, për të mbajtur profesionistët më të mirë këtu, për të motivuar të rinjtë për të studiuar dhe për mbajtur të shenjtë rolin e mjekut. Shëndeti i prek të gjithë, ndaj të gjithë duhet të jemi të vëmendëshëm kur bie fjala te ajo, por mesa duket mediat kthehen te shëndeti kur u bie halli vetë.
Përkundër një kryeministri i cili ju ka lenë nën mëshirën e fatit, që nuk ju ka rritur rrogat, që nuk rrit investimet në shëndetësi, që dhunimin që ju pësoni në vendin e punës nga familjarët e pacientëve e përligj duke ju thënë se bëheni më të fortë nga “druri”, lideri opozitës po premton dyfishimin e pagës qysh në mandatin e parw qeverisës, më shumë investime në shëndetësi dhe ç’është kryesorja, më shumë siguri në punë.
-A është e realizueshme dhe a ndihmon shëndetësinë shqiptare kjo politikë? A e lufton korrupsionin më shëndetësi rritja e pagave? Nëse do futeshim në një analizë të këtij problemi do të shikonim, që pagesat e qytetarëve shqiptar nën dorë, në shëndetësi, janë shumë më të mëdhaja se shumatorja e pagava, që deklaron se do të shpërndajë qeveria e djathtë kur të vijë në pushtet. Padiskutim që po!Pacientët shpenzojnë shumë më shumë duke paguar nën dorë, prandaj rritja e pagës do të ishte pikënisje edhe për të luftuar korrupsionin dhe do të mundësontë, që të shpenzohej më pak në shëndetësi nga qytetarët shqiptar në mënyrë direkte!
Duke anuluar konçesionet e vdekjes, paratë do të mirë menaxhoheshin dhe mjekët nuk do të kishin mbingarkesë në punë, për të mbushur kartelat e chek-up tw Vilmws me detyrim nga drejtorucët partiake në mënyrë, që kryeministri të fusë lekët nw xhepin e tij të pafundshëm.
-Po, nëse mjekët dhe infermierët janë mësuar të marrin nën dorë më shumë se ajo që premton lideri opozitës a do e frenojë kjo korrupsionin në shëndetësi do të pyesnin më cinikët?
-Nësë do llogarisnim të ardhurat, që premton lideri opozitës për mjekët dhe inferimirët, një çift mjekësh me të ardhura 2400 euro në muaj, se bashku me qeranë, drita, ujë dhe shpenzime e tjera do të shpenzonin 700-1000 euro nw muaj dhe do të mund të kursenin 1400-1700 euro në muaj dhe me këto kursime do të mund të blinin një shtëpi brenda unazës së Tiranës për një afat 5-6 vjeçar, çka është mëse e pranueshme për të cilësuar pagën normale dhe të ardhura për të bërë një jetë dinjitoze në Shqipëri e të mos ndwrmarrin riskun e emigrimit.
Duke u dhënë siguri në punë e cila është një nga arsyet kryesore pse mjekët largohen. Duke përmirsuar kushtet e shërbimet dhe duke rritur investimet personeli shëndetësor nuk do të merrte mundimin të largohej nga ky vend, investimet e qytetarëve shqiptar për arsimin nuk do të shkonin dëm, cilësia në dhënien e shërbimit shëndetësor do të rritej, popullata do të ishte më e shëndetshme.
Duke u siguruar këto politika në shëndetësi rrjedhimisht qeveria do të ketë të drejtë morale për të kërkuar në vazhdimësi, më tepër llogari në shërbimin shëndetësor e në këtë mënyrë të luftojë edhe fenomenin e korrupsionit të bluzave të bardha!
Kështu paratë për shëndetësinë do të mirë menaxhoheshin dhe të ishte barrë me e ulët për taksapaguesit shqiptar, prandaj sot duhet të jemi me sytë nga opozita shqiptare dhe të bashkëpunojmë me të, për një Shqipëri më të mirë.

Share: