Misioni i FMN-së në Shqipëri ka ngritur alarmin lidhur me një pojektligj që po përgatit Edi Rama dhe që e shndërron kryeministrin në pronain real të të gjithë trojeve të bregdetit dhe pasurive të tjera kombëtare. Drafti që gjendet tashmë në kuvend (lexoje të plotë këtu), titulluar “Për korporatën e investimeve shqiptare” synon të mbledhë nën ombrellën e saj të gjitha pasuritë publike që më pas kryeministri mund t’ua shpërndajë klientëve të vet duke hyrë me ta në një lloj marrëdhënieje ku ndërthuren kapitalet shtetërore dhe ato të biznesit privat.
Nën arsyetimin se “ky institucion i ri do t’i lejojë Qeverisë të tërheqë investime më të mëdha, më të rëndësishme dhe strategjike”, Rama po mundohet të krijojë një tjetër skemë si ajo e koncesioneve apo PPP-ve që tashmë janë fshikulluar ashpër nga FMN-ja. Edhe këtë herë në Tiranë përfaqësuesit e Fondit vunë në dukje rrezikun që këto kanë për buxhetin e shtetit dhe i bënë thirrje qeverisë të ndërpresë menjëherë propozimet e pakërkuara.
Por kush ka oreks e gjen gjithnjë një rrugë.
Ndaj dhe FMN ka paralajmëruar ndaj rrezikut të kësaj nisme të re të qeverisë. “…këshillojmë fuqimisht autoritetet të rishikojnë propozimet e fundit për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), për të shmangur risqet ndaj buxhetit dhe ndaj integritetit të kuadrit të administrimit të investimeve publike”, thanë me anë të një deklarate misionarët e fondit në Tiranë. Pasi vë në dukje atë që e kanë thënë edhe opozita dhe kritikët ekonomikë të qeverisë, pra mundësinë për marrjen e vendimeve të pakontrolluara dhe personale, FMN nënvizon se “Korporata…” mund të shndërrohej “në një instrument shpenzues të mbajtur jashtë buxhetit, çka rrezikon ta ulë disiplinën fiskale dhe t’i anashkalojë proceset e administrimit të investimeve publike”.
Skandali/ Gati projektligji që e bën Ramën pronar të tokave në bregdet
Dhe pika më e fortë e vërejtjeve të dërgatës të Fondit Monetar Ndërkombëtar është denoncimi i një tentative që është bërë rrugë në periudhën e Rilindjes: dhurimit të pasurive kombëtare pa garë dhe pa konkurrencë. Aty theksohet se ky process nuk mund të bëhet duke anashkaluar ligjin “Për prokurimin publik”.
Pra në thelb goditet qëllimi i vërtetë i Edi Ramës, për të falur tokat e bregdetit dhe pasuritë e mbetura të vendit sipas kapriçove të një njeriu.
©Lapsi.al