Home KRYESORE Hapja e negociatave, deputetët holandezë vijnë në Tiranë

Hapja e negociatave, deputetët holandezë vijnë në Tiranë

Një grup deputetësh holandezë do të vijnë në Tiranë në datat 6 dhe 7 maj për të parë nga afër ecurinë e reformave dhe zhvillimet politike në Shqipëri. Ardhja e tyre vjen në prag të publikimit të raportit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Megjithëse nuk është publikuar axhenda, mendohet se do të kenë takime me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Kjo vizitë vjen pak javë pasi parlamenti holandez miratoi një rezolutë për t’i kërkuar Brukselit rikthimin e vizave për shqiptarët. Sipas deputetëve holandezë, shtimi i krimit në Holandë lidhet lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Europë. Edhe në vitet e kaluara, Holanda ka qenë një vend skeptik për sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE./Opinion.al

Share: