Home KRYESORE Përshkallëzohen protestat, Basha: Bllokojmë rrugët në të gjitha qarqet

Përshkallëzohen protestat, Basha: Bllokojmë rrugët në të gjitha qarqet

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë zhvilluar sot një takim në selinë e LSI-së, ku kanë hartuar strategjinë për protestën e nesërme të opozitës. Në një dalje për mediat, Lulzim Basha tha se protesta do të shtrihet në 12 qarqe të vendit, si një intensifikim i mosbindjes civile.

“Jemi në një krizë të thellë, siç u bë e qartë edhe 24 orët e fundit, krizë totale edhe në integrimin e vendit. Shkak i kësaj krize është qeveria e lidhur me krimin që ka asgjësuar demokracinë, Kushtetutën, votën e lirë. Ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet, nesër në orën 18:00 nis aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e rrugëve kryesore. Paradite në orën 11:00 do të shpalosim detyrat e qeverisë tranzitore për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, ka thënë Basha.

I pyetur për kërkesat e partive aleate, të cilat kërkojnë një tryezë dialogu opozitë-mazhorancë për zgjidhjen e krizës, Basha tha se largimi i Edi Ramës mbetet kusht i panegociueshëm.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tonë, largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për dialogun politik”, është shprehur Lulzim Basha./Opinion.al

Share: