Home KRYESORE LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR pergezon shqiptaret qe garojne per Parlamentin Europian

LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR pergezon shqiptaret qe garojne per Parlamentin Europian

LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR- Dega për Belgjikë në prag të zgjedhjeve Evropiane, Federale dhe atyre Rajonale të cilat mbahën më 26 maj 2019 në mbarë Belgjiken, përgëzon të gjithë kandidatët të cilët garojnë në këto zgjedhje.

Organizata e LEASH-it në Platformën e punës dhe veprimit si dhe me Statut i kushton kujdes të veçantë integrimit të komunitetit Shqiptar në të gjitha institucionet shtetërore të shteteve ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Në kudër të kësaj dhe duke u mbështetur në synimet e përgjithshme të organizatës tonë, inkuarojmë dhe përkrahim kandidatët shqiptar, pa marrë parasysh partinë në kuadër të cilës ata garojnë.
Urojmë që prezantimi i tyre të jetë i dinjitetshëm, konstruktiv dhe parimor që bartë me vete etiken e komunikimit racional të demokracisë si pjestarë të Mërgatës Shqiptare dhe njëherit pjesë përbërse e shoqerisë belge dhe asaj Evropiane.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, Dega për Belgjikë, ftonë Mërgatën Shqiptare të Belgjikës qe më 26 Maj 2019 të voton kandidatët e merituar të komunitetit tonë sidomos gjeneratën e re, duke mos përjashtuar gjithashtu edhe të tjerët.

Ndërsa kandidatëve garues në këto zgjedhje LEASH/ Dega Belgjikë, ju dëshironë shumë sukses!

Bruksel, 24.05.2019 Kryesia e LEASH-it/ Belgjikë

Share: