Home KRYESORE Mjeku i njohur: Mjekët vazhdojnë të mbeten nën shënjestrën e përditshme të...

Mjeku i njohur: Mjekët vazhdojnë të mbeten nën shënjestrën e përditshme të medias!

Mjekët vazhdojnë të mbeten nën shënjestrën e përditshme të medias! Dje e kishin radhën kolegët kirurgë të spitalit të Lezhës, sot kush e di se kush do ta ketë kismet. Pse jo?! Është kaq e lehtë të gjesh sebep për hajgare në spitalet tona. Dhe është akoma më kollaj të gjesh armikun: mjeku, infermieri, radiologu, kirurgu, bluza e bardhë, me një fjalë…

Infeksion në sallën e operacionit?! Fajin e ka kirurgu dhe hajde ta bëjmë kirurgun tabelë qitje! Me ç’llogjikë?! Me llogjikën e linçimit, natyrisht. Steriliteti në spital është një koncept që fillon me planifikimin e spitalit dhe përbën një nga sfidat më komplekse për t’u garantuar. Mjeku është hallka e fundit e zinxhirit, por media merret vetëm me të…

Njëlloj si me gjithçka tjetër, vazhdon të mos kuptohet se problemet e shëndetësisë nuk janë probleme të shkëputura, por probleme të një karakteri strategjik dhe vetëm një përafrim strategjik mund t’i zgjidhë. Deri sa të kemi një të tillë, qytetarëve dhe pacientëve u uroj të shijojnë cirkun e përnatshëm (natyrisht, u uroj edhe të mos kenë kurrë nevojë për këtë sistem që fut ujë nga çdo anë) dhe kolegëve udhë dhe karrierë të mbarë në vendet që kanë zgjedhur për të emigruar…

Share: