Home KRYESORE Mogherini: Shqipëria e bëri punën e saj, tashmë është radha e BE-së

Mogherini: Shqipëria e bëri punën e saj, tashmë është radha e BE-së


Për Shqipërinë, Mogherini veçoi reformën në drejtësi duke thënë se ka arritur rezultate mbresëlënëse.

Ajo tha se ato e kanë bërë punën e tyre ndërsa tani mbetet radha e BE për të bërë punën e saj.

“Është bërë punë madhore për të vlerësuar ecurinë e arritur për të arritur në këto raporte. Gjatë viteve të fundit BE ka investuar me shifra të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi qenë dëshmitarë të arritjeve dhe suksese që janë mbresëlënëse, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë treguar rezultate për reformat. Zbatim mbresëlënës i reformës në drejtësi, që ka sjellë rezultate të prekshme. Kam qenë së fundi në Tiranë për Samitin. Në bazë të një vlerësimi të rreptë dhe objektiv këtë vit për herë të dytë komisioni rekomandon çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ato kanë bërë pjesën e tyre të punës dhe tashmë është radha e BE-së të bëjë punën e tij. Topi ynë tani do të kalojë në Këshillin e Evropës. BE të japë ato merita aty ku ato ekzistojnë. Kur ne vlerësojmë meritat në mënyrë objektive, ato duhen njohur. Në të kundërt do të dëmtohet besueshmëria e BE-së, do të minohet stabiliteti dhe do të shkurajonin reformat e mëtejshme, ndoshta sjellin edhe një moment zhgënjimi në këto vende të rajonit, por edhe në BE dhe tek BE si institucion.”, u shpreh Mogherini.

Top Channel

Share: