Home KRYESORE Neranxi me ide ne sherbim te shijes unike te gatimit.

Neranxi me ide ne sherbim te shijes unike te gatimit.

Presidenti i Kompania Neranxi, z. Nikollaq Neranxi, ne “Open Day” te kesaj te shtune, takoi dhe pershendeti zonjat dhe zotërinjte lektore e perfaqesues te Institutit te Eksperteve Fiskale, te cilet ne drejtimin e docentit te kulinarise prane IKN, chef Arben Kokici, gatuan dhe demostruan pjatat e realizuara gjate oreve te praktikes se kuzhinës profesionale për individët sqimatare te gatimit cilësor me shije unike.

Ne fakt, ideja e “Open Day” eshte e vete presidentit te kesaj kompanie lider ne Industrine Ushqimore, i cili beson se novacioni i ben pjesëmarrësit te ndihen ne një restorant cilësor, por ku marrin pjese edhe ata ne gatim dhe tashme, kush e ka provuar, thotë qe te jep një ndjesi krejtësisht te veçante dhe unike.

Të gjithë të apasionuarit pas gatimit, familjarët, amvisat apo të gjithë ata që duan të mësojnë një recetë specifike u ofrohet projekti i Institutit Kulinar Neranxi, “Open Day” i cili hap dyert çdo të shtunë për të gjithë të interesuarit.

Share: