Home KRYESORE Perse nuk mbahet tryeze per pensionistet?

Perse nuk mbahet tryeze per pensionistet?

Nga Genc Mlloja

Sot 5 maj, Dita e Deshmoreve. Dekori i ritualit te vendosjes se kurorave per te renet ne Luften e Dyte Boterore nga politikanet shqiptare ishin veteranet pensioniste, familjare te deshmoreve.

Po keshtu ne votime pensionistet do te jene pjesa me e madhe e votuesve.

Por, nderkohe, jane rreth 500.000 pensioniste qe gremisin ditet e asaj cfare u ka mbetur nga jeta ne mizerje me ndonje perjashtim te te ‘perkdhelureve’ te te dy kampeve. (Shifra reale jo propogande: pensione qe variojne nga 10.000 deri ne 26.000 leke ne muaj me vjetersi pune deri 45 vjet.)

2.
“Listat e gjerave jetike qe marrin jane te stergjata, fletoret jane bere volume”, me tregon nje i njohur qe ka nje mini- market. “Shpesh si paguajne kurre… E une perseri ju jap. Kur kane me gezim te plakur paguajne”.

Tregimi i nje farmacisteje: “Marrin nganjehere ilace per tension – vetem 2 kokrra! Me liste ka shume, por sa kane lek paguajne. Marrin ilacet baze. Ne farmaci shikohet gjendja mjerane.”

Ne spitale pensionistet jane te urryer. Kam degjuar vete ‘gardianet’ e jetes te thone me percmim: “Kane jetuar mjaft”!

3.
Sa e sa histori te tilla ka ne Shqiperi, vend qe po kerkon te hyj ne BE. Mirepo nese supozojme Tirana ploteson cdo kusht te ketij blloku, a eshte ne nje hap lidhur me pensionistet. Te flasin ata qe kane patur fatin te jene ne pension ne vendet europiane…

Mirepo cuditerisht edhe maxhoranca edhe opozita e kane bezdi me u marre me kete shtrese ne nevoje e perkthyer ne mizerje.
Turli tryezash behen, premtime pa fund, shumica boshe, por nuk guxon asnje krah politik te trajtoj ne thellesi, me humanizem, gjendjen mjerane te pensionisteve.

Per t’mos e pesuar si ky brez i humbur politikanet jane kujdesur qe te ardhurat e tyre kur te jene ne pension te jene te majme si pare xhepi se politika u ka ‘pjellur’ biznese te shumta atyre dhe brez pas brezi.

Ne kete 5 maj disa, qe duhet te shkonin ne varrezat e deshmoreve per te nderuar familjaret e tyre te rene, mund te kene mbetur pa ‘defrimin’- kafen disa oreshe tek lagjja se do tu jete dashur te paguajne bileten e autobusit urban!

Nje mik me humor me tha: “Mire qe je ne kembe se eshte ‘Dita pa makina'”.
Po, i thashe, si une kishin bere shumica e brezit tim- ‘Vite pa, pa, pa… shume gjera’!

Share: