Nga Endri Shabani
Ky kerriçi ne foto i thote popullit te vet qe te votojne kete qe Sllovenia te mos perfundoje si Shqiperia.
Qe ky eshte nje palaço kjo eshte e dukshme, por ai si politikan e kupton se Shqiperia i ngjall ankth votuesit slloven.
Eshte e tmerrshme te mendosh se ne çfare dehrexheje na kane katandisur keta qe na qeverisin prej 30 vitesh!
Si mberritem ne kete dite ku shihemi si gogol edhe prej vendeve me te vogla se ne?
Slovenia ka 800 mije banore me pak se ne. Ka nje territor 8000 m2 me te vogel se tonin. Ka nje vije bregdetare 7 here me te shkurter se tonen. Ka nje pasuri natyrore me te vogel se tonen. Ka me pak burime te energjise se rinovueshme se sa ne: Psh ka dy here me pak dite me diell se ne, dhe ka me pak rezerva ujore.
Por nderkohe eshte anetare e BE-se qe prej 2004. Ka standarde jetese (GDP per capita) 5 here me te larta se tonat. Dhe ka nje tendence emigrimi 7 here me te ulet se Shqiperia. Pra nuk kerkon njeri te lere Sllovenine e te bredhe rrugeve te botes.
Sllovenia nuk ka as me shume pasuri natyrore dhe as njerez me te zgjuar se sa Shqiperia. Edhe Sllovenia kane qene pjese e bllokut lindor, nga ku dolen me lufte ne vitin 1991. Por, ndryshe nga ne, sllovenet arriten te ndertojne nje shtet demokratik, dhe nuk i lejuan politikanet e tyre qe ta mbajne vendin peng per tre dekada rradhazi.
Dhe ka ende nga ata qe mendojne se ky sistem nuk duhet ndryshuar nje ore e me pare?!