Home Approccio Italo Albanese Zef Bushati zgjidhet Zv. Presidenti i ri i Demokracise Kristiane Ndërkombetare

Zef Bushati zgjidhet Zv. Presidenti i ri i Demokracise Kristiane Ndërkombetare

Gazeta “Il Popolo” në Itali ka publikuar sot me datë 19  Maj 2019, lajmin për Zef Bushatin, i cili  është zgjedhur zv/presidenti i Demokracise Kristiane Ndërkombëtare.

Zgjedhja i është komunikuar nga Sekretari Politik Kombëtar i Demokracise Kristiane në Itali, Dr.Angelo Sandri, nga Zv. Sekretari Politik Kombetar Prof.Gabriella Strizzi, Presidenti Kombetar për Lëvizjen Femerore të Demokracise Kristiane te Unifikuar Znj. Gabriella Duca Arcuri, si edhe të përfaqësuesve të tjerë të  lartë të Demokracisë Kristiane Kombëtare dhe Ndërkombëtare, kryesuar nga Presidenti i Demokracise Kristiane  Ndërkombëtare Prof. Filippo Marino.

Emërimi i ish Ambasadorit në Vatikan Zef Bushati në këtë post të lartë është parë me shumë interes edhe për faktin se Partitë Demokrate Kristiane janë bërë pjese aktive e politikes në Europë dhe shumë vende të botës. Partia Demokristiane e Italisë eshte rikther ne skenen politike italiane e vendosur dhe me shume bindje, vecanerisht mbas nenshkrimit te  Paktit Federativ te nenshkruar me Grupimin Politik “Popolari per L’Italia” dhe Partive Popullore Evropiane. Ky pakt federative ne Itali, eshte i koordinuar ne nivel politik kombetar nga Senatori Mario Mauro dhe nga Av. Antonfrancesco Venturini. Z. Zef Bushati eshte lideri i Demokracise Kristiane ne Shqiperi (Kryetari i Partise Aleanca Demokristiane) dhe aktualisht eshte i impenjuar me Zgjedhjet Vendore te cilat do te mbahen ne dt. 30 qershor 2019. Ai njeh shume mire realitetin politik Italian, Europian dhe me gjere, edhe per faktin se ka qene Ambasador ne Seline e Shenjte ne Vatikan dhe ka jetuar situatat politike ne Itali gjate kohes qe ishte rezident ne Kryeqytetin e Italise ne Rome. Z. Zef Bushati ka dy femije, Anxhela dhe Antonio, te cilet gjate kohes qe kane mbaruar universitetin  ne Itali, kane qene pjese e Demokracise Kristiane Italiane, me pozicione dhe pergjegjesi ne Levizjen Rinore te Demokracise Kristiane Italiane. “Jam shume i lumtur dhe i nderuar per kete emerim propozuar nga ana e Demokracise Kristiane Italiane “ – ka deklaruar Zef Bushati –  zotohem se do te punoj me shume me impenjim dhe devotshmeri ”. “Ne kete periudhe, jemi te gjithe demokristianet shume te impenjuar ne Shqiperi per zgjedhjet vendore te 30 Qershorit  2019 – vijon z. Bushati –  dhe jam ne dijeni se edhe demokristianet ne Itali kane impenjim te larte per zgjedhjet ne Parlamentin Evropian me kandidatet e tyre. Nese do te jete e mundur, me kenaqesi do te jem present ne nje nga iniziativat elektorale qe jeni duke organizuar. Objektivi kryesor i punes tone eshte dhe do te jete ai i forcimit dhe rinovimit te Nderkombetarizimit Demokristian, mundesisht duke patur nje Seli te veten ne Rome – Itali. Por per kete, do te kemi mundesi te dialogojme ne menyre me te thelluar ne ditet ne vazhdim – perfundon pronocimin e tij z.Bushati. Letra zyrtare e emerimit te z. Zef Bushati mban nr. Prot. 053/2019-Internacionale D.C. dt. 16.05.2019. “ Ambasadorit  Zef Bushati i percjellim urime dhe suksese ne punen e mire per Demokracine Kristiane nga ana e te gjithe Drejtuesve te larte kombetar te Demokracise Kristiane Italiane” – u shpreh Sekretari Politik i Demokristianeve ne Itali Dr. Angelo Sandri./koha jone

Share: