Home KRYESORE Klogjeri, Shpetim Idrizi, PDIU, dikur PDI dhe Kauza Came…

Klogjeri, Shpetim Idrizi, PDIU, dikur PDI dhe Kauza Came…

Z. Shpetim Idirizi akoma kryetar i nje partie te cilen e ka cuar drejt deshtimeve te padiskutueshme demostroi edhe nje here se nuk eshte marre me kauzen, por me pushtetin qe i dha kauza!

Ne aktivitetin qe u organizua nga Shoqata Cameria ne Klogjer, ai tha se te gjitha camet dhe partia e tyre PDIU e kane shtepine e tyre aty ne Klogjer ku jane ndertuar varrezat e cameve te mbetur rruges ndersa i shpetuan gjenocidit shovisnist grek!

Kaq keq duket politikisht ky individ sa nuk nuk ka kuptuar akoma qe me partine e pare came PDI , partia per drejtesi dhe integrim manifestimi politik i Qafe Botes u konceptua si marshim dhe jo rastesisht.

Ne ate kohe kufijte ishin te mbyllur dhe komuniteti Cam shkonte deri ne kufi e vendoste lule simbolikisht aty, sepse nuk lejohej te shkonte deri ne varezat e te pareve per ti vendosur ato lule ne respekt te tyre dhe kauzes se drejte!

Qellimi ishte ti tregonin botes se endrra e tyre per drejtesi nuk do vdiste kurre dhe se ata me durim dhe duke respektuar rregulla demokratike nderkomebtare, do prisnin diten kur rruget te hapeshin dhe ata te ktheheshin ne tokat e tyre e ti vendosnin lulet ne varezat e te pareve.

Sot PDIU qe formalisht pervec drejtesise dhe integrimit kerkon dhe bashkimin e cameve, jo vetem qe e ka kthyer kete event politik ne nje event formal, por duket se camet i ka percare edhe me shume!

Mjafton te shikosh radhet e para te pjesemarresve ne kete organizim dhe kupton se themeluesit e partise se pare came PDI dhe kontribuesit e vertete serioze te kauzes mungojne aty!

Cilet jane ato, ata, keta e di me mire Shpetimi me te tijte, por ajo qe mund te thuhet ne keto radhe eshte se Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet e mori Kauzen Came ne nje nivel te larte dhe e ka cuar ne piken me te ulet historike te saj!

PDI pa perfaqesim ne parlament, u prit zyrarisht ne parlamentin europian ku realizoi delegacionin e pare cam qe pritej zyrtarisht nga autoritete europiane ne Strasburg e Bruksel.

PDIU me perfaqesi parlamentare duke patur edhe kryetarin e sai z. Idrizi si zv. president i komisionit te per te drejtat e njeriut ne Keshillin e Europes, cfare beri? Asgje vesce pranoi poste te drejtorive ku kishte leke dhe ne ministri te jashtme nuk mundi te kishte as zyrtare te thjeshte!

Kjo ” miopi politike”, apo le ta quaj kushdo me emrin qe mendon se i shkon me shume, nuk mund te kaloje vetem me autokritika te tipit ” mka cu nona me shpla gojen”, por me doreheqje dhe hapjen e rruges te tjereve.

Komunitetit cam nuk i mungojne njerezit me integritet dhe kurrajo per ta cuar kauzen came drejt fitores te drejte dhe sipas standaredeve europiane.

Share: