Home KRYESORE Kosova vuan nga kitschi i skulpturave!

Kosova vuan nga kitschi i skulpturave!

Në Kosovë si duket disa nga artistët nuk janë të aftë t’i shprehin gjendjet shpirtërore të njerëzve heronj, të cilët dhanë vërtetë jetën për këtë vend. Kryeqyteti si dhe qytetet e tjera janë të mbushura me skulpura. Sa i plotësojnë kriteret si nga ana estetike po ashtu edhe historike, biografike? Sa i afrojnë me karakteret origjinale? Sa janë moderne apo kanë një realizëm socialist?

Ana teorike, format moderne të tyre me praktikën e kohës, detajet kanë probleme të mëdha profesionale. Ilir Muharremi , kritik i artit këto skulptura i quan fyese ndaj figurave të njohura duke filluar nga Adem Jashari, Bill Clinton, Madeleine Albright, Fehmi Agani, Ismail Qemali, e shumë të tjera. “ Kosova është bërë si kazan shtatoresh kitsch të punuara dobët dhe kjo është fyerje e rëndë për figurat e mëdha si Adem Jashari, Bil Clinton… Ku qëndron problemi? Mendoj se skulptorët e talentuar nuk mund t’i afrohen këtij tregut kitsch. Skulptorët fare nuk ja përngjajnë me figurën origjinale kur dihet se karakteri, gjesti duhet të jenë të sakta me figurën.

Nuk po e gjykoj atë me qenë si fotografia sepse ajo i ka ngjyrat, por karakteri. Problem tjetër është se te ne arti real anashkalohet si arsye diçka e vjetëruar, por unë mendoj talenti ju mungon shumë skulptorëve”, thotë Muharremi për “Kosova Sot Online”.

Share: