NGA N.SH Bota Sot
Diola Dosti, ka disa muaj që prezanton emisionin ku është vetë autore, Mësimet e Diolës në RTK, çdo të dielë, ora 11:11.
Përveç punës që bën, duket se Diola do të japë një mesazh të madh për vajzat e ekranit. Thjeshtësinë televizive. Dukshëm make up bën mrekulli (gjë që dhe vetë nutricionistja e ka provuar), por mesazhi i saj është i qartë: -‘ Mund të dalim dhe pa pikë make up në Televizor dhe me atlete!’
Kjo sigurisht i shkon dhe natyrës së emisionit që ajo realizon. Kohët e fundit nutricionistja e famshme ka hedhur në treg dhe kremin me formulën e saj Dbotanical, krem me bimë të çertifikuara organike.
Përveç kësaj, me shitjen e kremit, Diola fuqizon plot 50 familje në Kosovë, të cilat merren me rritjen dhe kultivimin e bimëve aromatike. Mund të themi se ky krem, është i vetmi prodhim vendor i bërë nga bimët e çertifikuara sipas standarteve të Bashkimit Europian.