Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Quo Vadis, Shqipëri?!

Quo Vadis, Shqipëri?!

Nga Xhoi Jakaj

Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe për çdo politikan egoist jeton një lider i përkushtuar. – Lincoln.

E nisa shkrimin tim sot me këtë thënie të ish-presidentit të SHBA, Linkoln pasi politika shqiptare po kalon krizën më thellë të krijuar ndër vite nga vetë liderët që tani duan të “shpëtojnë” varkën, pasi po ata sollën ‘furtunën’ që na ka përfshirë të gjithë ne pak e nga pak dhe ka lënë shenja të dukshme në sjelljen tonë, në mendimet dhe veprimet tona, gjatë këtyre viteve të pluralizmit politik në vend.

Në mungese të parlamentit me 140 deputetë, siç e përmban Kushtetuta, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, në mungesë të plotësimit të numrave të nevojshëm për vendime në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i vetmi opsion që kishte mbetur në lojë ishte reagimi i Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve, pasi palët kanë kohën e duhur edhe njëherë për t’u ulur e të gjejnë gjuhën e përbashkët për një datë tjeter zgjedhjesh vendore ose të parakohshme në mënyrë që të futen të dy palët në zgjedhje, opozita dhe mazhoranca dhe vendi të dalë nga kjo krizë e thellë ku është zhytur.

Përsa i përket nismës së marrë nga mazhoranca për shkarkimin e presidentit Meta, e them me bindje që është një vendim i gabuar pasi në Shqipëri mungesa e Gjykatës Kushtetuese do sjellë një tjetër precedent të rrezikshëm dhe një ngërç institucional i cili mund të prodhojë anarshi totale dhe sjellje jo etike me votën në parlament të mazhorancës.

Palët duhet të sillen si shtetarë, të marrin përgjegjësi dhe t’i lënë mënjanë interesat e tyre, një herë të vetme në 29 vite, ata duhet të reflektojnë për të gjetur një zgjidhje që Shqipëria të dalë nga ky kolaps.

Shpesh këto ditë kam lexuar shkrime dhe opinione ku bëjnë thirrje populiste që të largohet e gjithë klasa politike.

Jo, harrojeni se do ikin ‘luanët’ nga fushëbeteja, sepse sistemin e kanë ndërtuar në mënyrë të tillë që herë të jenë faktorë dhe herë planprishës, por së paku të mos luajnë gladiatorësh sepse do shkelet çdo normë morale, etike, juridike e politike dhe dëmi mbase do të jetë i priparueshëm për vite të tëra e ndoshta deri në shkatërrimin e demokracisë, aq të dëshiruar nga viti 90- të e deri sot në vitin 2019-të ku termi ‘paqe’ ka humbur kuptimin e saj.

Ps- Ata nuk do ndryshojnë pse japim ne mendime e opinione, por ne si intelektualë të këtij vendi kemi minimumi për detyrë të flasim drejtë dhe të veprojmë një ditë të gjithë së bashku pēr të shpētuar shqipërinë nga Politika e papërgjegjshme dhe minuese e vlerave të demokracisë që të gjithë ëmdërruam
Endrra vazhdon…………..

Share: