Home I pakategorizuar Shumë të meta në shtatoren e Fehmi Aganit

Shumë të meta në shtatoren e Fehmi Aganit

Shtatorja e akademik Fehmi Aganit ndodhet në ballë të objektit të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë. U punua nga skulptori Luan Mulliqi. Ajo nuk është në gjendje të mirë, gjendja rreth hapësirës së shtatores është shumë e dëmtuar, por këtë e kanë bërë qytetarët e pandërgjegjshëm dhe nuk qëndron këtu problemi kryesor sepse kjo mund të rregullohet.

Kjo skulptur tre përmasore sa ka bukuri të vëllimit? A janë ruajtur metodat tradicionale të skulpturës sepse kjo ndikon në shqisat e jashtme të të parit dhe të prekurit.

Koka e skulpturës ka një ndryshim të madh me origjinalin e figurës së shquar të Aganit. Koka ka një sintaksë të pavaruar komplet të anatomisë së turpit duke ditur se skulptura punohet me një stil të njëjtë e tëra. Ngjashmërit janë të vogla. Hunda e skulpturës dallon me atë të aganit, është më e zvogëluar, më e shkurtë, pastaj sytë, mollëzat dhe goja nuk ngjajnë dhe forma e kokës është më e zgjatur te mjekra derisa koka origjinale e veprimtarit ishte më rrumbullake.

Sytë dhe gojën skulptori e ka bërë më ekspresive po ashtu edhe ballin, hundën dhe flokët. Mungon ai gjesti i buzëqeshur në fytyrën origjinale të veprimtarit. Fytyra ka mundur të ketë vitalitet në zonat më pak të lëvizshme të fytyrës.

Share: