Nga Shpetim Zinxhiria
Nuk dinë të shkruajnë tabelat në greqisht, hajde shtet hajde! të paktën një ndjesë vendit fqinjë për gabimin që u bë. Gabime që media fqinje si gjithmone ne tilla raste i merr për provokacion apo tallje nga shteti shqiptar.
Por…
Kjo llojë menyre në toponimet e shkruajtur në greqisht, nuk përfaqëson gjuhën greke në këto tabela të vendosura në rrugët e minoritetit në Shqipëri. Ky gabim trashanik ka irrituar mediat greke qe me tituj te ndryshëm kanë trajtuar këtë problem si tallje apo provokim nga ana e shtetit shqiptar.
Të mos dish të shkruash tabelat në gjuhën zyrtare te vendit fqinje ne zonat e minoritetit eshte gabim dhe aq më shumë kur nuk kërkohet ndjesë për këtë gabim njerëzor.
Heshtja ka ndikuar që Mediat dhe Portalet, apo gazetat më prestigjioze vendase te trajtojnë njera pas tjetrës me tituj nga më të ndryshëm fantatsik gabimin e mënyrës së të shkruajturit në gjuhën greke në zonat e minoritetit ne Shqipëri.
Konkretisht bëhet fjalë për në Dropull ku një tabelë e shkruajtur gabimisht në greqisht në vend të germës “D” që duhej të shkruhej në tabelën përkatëse në “NT” është shkruar në “Δ” .
Kjo ka irrituar shumë media dhe portale vendase që me tituj:
Një provokacion i ri shqiptar gazeta (Proto Thema)
Provokojnë shqiptarët (News gr)
Tallen shqiptarët me komoditë e ulta (Tribuna .gr)