Home KRYESORE Topuzi i Shoqates te Turizmit: Mesoni nga Greqia per turizmin

Topuzi i Shoqates te Turizmit: Mesoni nga Greqia per turizmin

Nga Zak Topuzi

Industria greke e turizmit,po bëhet shtylla kryesore e ekonomisë së vendit ; 90% e të ardhurave të gjeneruara nga turizmi vijnë nga jashtë, nga vizitorët e huaj.

Të ardhurat greke të turizmit përbëjnë gati një të tretën (deri në 30.9%) të PBB-së së vendit, duke arritur në 47.4 deri në 57.1 miliard euro.Ky është rezultat i një studimi të fundit nga nga “ Institute of Greek Tourism Companies” (INSETE) për vitin 2018.

Vitin e kaluar 30.1 milion vizitorë kaluan pushimet e tyre në Greqi (+ 10.8%), 68% e tyre me linja ajrore dhe 29% e me makinë.

Dy janë aspektet me te rëndësishëm:

1-Mesatarisht, çdo turist ka shpenzuar 526 euro gjatë pushimeve.

2- Katër nga pesë turistë (80.2%) vizituan vendin në mes të prillit dhe shtatorit.

Kjo tregon jo vetëm për një sezonalitet te lartë, por nga ana tjetër,në industri u krijuan 411,000 vende pune (16.7% të totalit të punësimit). Në mënyrë indirekte, sipas vlerësimit INSETE, turizmi ka gjeneruar madje deri në 44.2% të vendeve të punës në Greqi.

Disa rajone tani janë pothuajse plotësisht te mbështetur në turizëm. Në rajonin e Egjeut jugor, për shembull, 97.1% e PBB-së së këtij rajoni gjenerohet përmes turizmit. Në Ishujt Jon është 71.2%.

Shoqata e Turizmit

Share: