Nga Zef Chiaramonte
Ne emer te Komitet Italjan “PRO KOSOVO”, po e mbeshtes kerkesen e arbereshit tone Z. Arnau lidhur me largimin parakohe e Ambasadores se Kosoves ne Rome, Zonja Alma Lama.
Zonja Lama para nje muaj ka vizituar Siciline. Ka marre kontakte me Presidentin e Krahines Autonome, me Kryebashkiakun e Palermos me te cilin eshte marre veshe per binakeri me nje qytet i Kosoves dhe ka perkrahur idene tone per nje qender kulturore shqiptare ne Palermo.
Poashtu i kemi mundesuar nje takim me Oden Ekonomike per shkembime ne ardhme.
Vizita e Ambasadores me Arbereshet, qofte ne Palermo, qohte ne Hore te Arbereshevet, ka zgjuar interes dhe simpati per Kosoven e lire, te cilen ne veren e ardhshme do ta vizitojne per turizem me shumice.
Prandaj nuk e shohim ne vend largimin e saj nga detyra para kohe, duke mohuar qe ajo mund te kete bere ndonje “mekate” qe e meritone nje vendim te till.
I lusim qeveritaret dhe Presidentin Thaçi ta nderrojne mendimin e tyre karshi Zonjes Lama, duke pasur parasysh punen e shkelqyeshme qe ajo bene ne Itali per te miren dhe prosperitetin e Shtetit te Kosoves.
Prof.Zef Chiaramonte, sekretar I Komitetit