Ka disa ditë që ka nisur rikonstruksioni i rrugës “Pika Ada- By pass”, një segment shumë i rëndësishëm në Njësinë Administrative Rrethina të Bashkisë së Shkodrës. Është një rrugë me densitet të lartë banorësh dhe qarkullimi dhe ku problemet kanë qenë të shumta përgjatë mëse 30 viteve.
Investimi është nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, me një vlerë 15.9 milion lekë të reja. Projekti parashikon linjën KUB me gjatësi 285 metër linear, kanal të mbyllur (tumbino) 350 metër linear, trotuar 735 metër katror, bordura 1085 metër linear, hapësira të gjelbra 950 metër katror dhe pemë dekorative.
Përfundimi i këtij investimi, i cili do të pasohet nga të tjerë, do të ketë një impakt të rëndësishëm në përmirësimin e strandarteve të jetës për banorët e zonës.Më poshtë, gjeni një link me video dhe intervistë për mediat:
https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/2724890080914975/https://we.tl/t-2CCXnTzfNi