Themelimi në Tiranë i partise se dytë çame në Shqipëri, “Aleanca Popullore”, pas partisë së Shpëtim Idrizit PDIU, i cili ishte bashkuar me partinë tjetër të çamëve, atë të Tahir Muhedinit PDI, solli ne realitetin politik shqiptar një tjetër parti të këtij komuniteti në vend.
Pa-kënaqësitë dhe konfliktet brenda komunitetit çam si dhe zvarritjet e rezolutës për rreth 4 vjet bëne që një pjesë e këtij komuniteti anëtarë të ‘Lëvizjes Çame’ te mblidheshin dhe te krijonin një parti tjetër për të bërë të mundur mbrojtjen dhe promovimin e ‘çështjes çame’.
Ne fakt një grupim prej 12 Partish, Shoqatash dhe grupe të tjera interesi të bashkuara nën drejtimin e Lëvizjes Çame, krijuan një parti me emrin “Aleanca Popullore” qe apelonte bashkimin e komunitetit Cam ne unitet per zgjidhjen e Kauzes se drejte Came.
Kryetari i Partisë Aleanca Popullore u zgjodh nga nje familje me kontribute te medha dhe jo rastesisht ai ishte Artur Dojaka dhe ne krah kishte inxhinjerin e njohur cam Erion Softa me kontribute ne te tre organizimet politike Came.
Duket se ky grupim ishin të zhgënjyer nga vorbullat politike që nuk japin rezultate konkrete dhe se, duke mos dashur të humbnin më kohë të vlefshme politike, ata menduan ne marrim përsipër fatin e Kauzes Came.
Ne nje deklarate te fillimeve te tyre ata thane se ishin në koordinim të plotë me faktorin politik ndërkombëtar dhe se do vlerësonin këshillat e tyre të vlefshme dhe do te fitonin mbështetjen e tyre e plotë, dhe se nuk nevojitej te humbej kohë në gjetjen e identitetit të kaheve të politikës, por se si vet kah, kishin Shqipërinë.
Nje qasje e tille i drejtohej qartazi PDIU dhe vepritarise se e cila nuk po merrej me kauzen, por me pushtetin qe sillte para dhe alishverishe dhe ne fakt, nje gje e tille beri qe Aleanca Popullore te merrte një mbështetje shumë të gjerë, së pari në komunitetin çam, e të bashkuar pa asnjë paragjykim më të gjithë ata që Atdheun kanë të parin.
Aleanca Popullore shpalosi strategjinë e saj sa i përket zgjidhjes së çështjes çame në një kohë kur çështja çame nuk po njihte asnjë përparim, kur vet Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë po krijonte konfuzion duke e vënë shqiptarin e thjesht në pozicionin e tij më të vështire dhe kur Institucioni i Parlamentit ishte i paqartë nëse kishte një rezolutë të aprovuar apo jo per Ceshtjen Came.
Aleanca Popullore dhe ajo pjese qe e mbeshteti dhe e mbeshtet besonte se dinjiteti kombëtar kishte arritur në atë pikë fundore të tijën sa po i shmangei përgjegjësive dhe se Politika (mendo PIDIU) nuk kishte kurajë qytetare që në një vendim unanim të pranonte me zë të lartë një realitet që ka të bëj me thelbin e konceptit të kombit shqiptar.
Ky organizim i ri politik i kërkoi çdo çami që e ndjente veten të papërfillur, të papërfaqësuar të bëhej pjesë e tyre dhe komunikoi me anëtarët e komunitetit cam te cilet i beri pjesë të vendimmarrjes..
“Do të dëgjojmë çdo zë, çdo ankesë, çdo shqiptar që ka një ide apo dëshirë. Aleanca Popullore do të ndërtoj marrëveshje me këdo që në thelbin e përpjekjeve të veta ka Shqipërinë” thuhej ne nje deklarate per shtyp te Kreut të AP-së, Artur Dojaka.
Sigurisht qe cdo cam qe kane qene pjese e zhvillimeve politike kuptoi dhe kupton sot e kesaj dite qe kjo parti e re came po merrte detyren morale dhe politike te kryente te gjitha detyrimet qe partia tjeter came, PDIU kishte premtuar ti kryente dhe i kishte injoruar duke u mare me alishverishe dhe pushtetin qe sillte para per drejtuesit e saj…
Sot me teper se kurre nevoitet qe kjo parti te rigjallorohet sepse kauza e drejte Came eshte ne qasjen e saj me te ulet gje qe sigurisht eshte pergjegjesi me e madhe e nje partie tjeter politike, por qe ne fund te fundit eshte pergjegjesi e cdo Cami te pergjegjshem e jo nje parti qe perfaqeson Komunitetin Cam…
vazhdon…