Home KRYESORE “Asnjë fjalë për Dakon”, Basha publikon videon: Rama mashtron për teatrin

“Asnjë fjalë për Dakon”, Basha publikon videon: Rama mashtron për teatrin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar përsëri në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shprehet se kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë deklaratë për kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ndaj të cilit Departamenti i Shtetit vendosi që ti ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Kryedemokrati ka deklaruar se Rama është një artisë i mashtrimit i cili kërkon të vjedh popullin e tij përmes ndertimit të 6 kullave në Tiranë, të cilat kapin vlerën 200 milionë euro.

Reagimi i Bashës

Asnjë fjalë për bankomatin e tij privat Vangjush Dakon nuk belbëzon sot Edi Rama, ky artist i mashtrimit. Por vazhdon të mashtrojë për Aferën e 6 kullave 200 milionë euro. Çdo gjë që thotë, është mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë. Shikoni më poshtë si mashtron hajduti psiqik për Teatrin:

Opinion.al E.Xh.

Share: