Home KRYESORE Ja përse shqiptarët e duan Teatrin Kombëtar!

Ja përse shqiptarët e duan Teatrin Kombëtar!

Nga: Dr. Enriko Ceko

Pas shumë vitesh me kontribut modest në fushën e muzikës, këngës, kompozimeve, teksteve të këngëve dhe daljeve në skenë si këngëtar dhe instrumentist, po hedh përsëri si dhe shumë herë të tjera vështrimin te ata, spektatorët, njerëzit e thjeshtë, te ata që më kanëduartrokitur me dhjetra e qindra herë me dashuri mua dhe atyre si unë. 

Me aq sa e kam kuptuar unë artin në pëgjithësi, dhe skenën nëveçanti, ajo të bën të synosh ndryshimin. Nuk është e thjeshtë tëkrijosh një vepër të admirueshme. Shumica e njerëzve e kanë shumëtë vështirë që të shprehin dhe t’ja spjegojnë të tjerëve ekzaktësisht me ato ngjyra dhe me ato forma e ide atë që kanë në mendje. Çdo artist përgjatë procesit të krijimit ndryshon brenda vehtes dhe së bashku me këtë ndryshim, ai ndryshon edhe të tjerët, përgatë përpjekjeve të tij për transmetimin e idesë me anë të artit që bën. 

Ky ndryshim vjen sepse artisti bën përpjekje maksimale që qytetarët të observojnë me shpejtësi, dhe të reagojnë, duke ndjekur lojën skenike. Në fakt artistët që krijojnë dhe që performojnë vetë apo juajapin të tjerëve punimet e tyre, nxiten nga jeta e përditëshme dhe i marrin faktet, ngjarjet e rëndomta të jetës, ngjyrat e thjeshta, por unike të jetës së njerëzve dhe, prej tyre krijojnë vlera, duke bërë qënjerëzit t’a shikojnë botën ndryshe, nën një këndvështrim që ata kurrëmë parë nuk e kanë parë jetën e tyre dhe botën që i rrethon ashtu.

Në më të shumtën e rasteve, njerëzit e pyetur pas performancave qëkanë ndjekur, nëse kanë frikë nga ngjarja që kanë parë, janëpërgjigjur “jo”. Kjo është shumë e rëndësishme dhe kjo sepse ata kanë ndjekur me vëmendje ngjarjen përgjatë tërë zhvillimit të saj dhe duke bërë këtë, ata në fakt përjetojnë deri në fund faktet, ngjarjet dhe zgjidhjen e konfliktit të veprës artistike. Kjo i bën ata të çlirohen nëfund nga frika dhe do jenë më të aftë që të përballen me situatën, nëse do u shfaqet atyre në jetën e përditëshme. 

Është shumë e rëndësishme që të kuptohet se arti bën që të zhduken barrierat e gjuhës dhe kulturës. Arti është një nga mënyrat mëeficiente për të përhapur informacionin. Nëpërmjet artit, krijuesit tregojnë se si ata e shikojnë botën dhe si e mendojnë ata botën tëishte. Arti dhe specifikisht teatri, është një gjuhë universale. E qeshura, e qara, trishtimi, dhimbja, emocionet janë universale. Ato janë pjesë e jetës së sejcilit prej nesh, pavarësisht cilët jemi apo ku ndodhemi. Kjo e bën artin mjaft të dashur për të tërë ne. 

Për ne artistët është e mrekullueshme kur njerëzit e duan punën tonë. Kjo përbën për ne një vlerësim edhe më të madh për të vazhduar punën më tej, për t’u dhënë njerëzve të thjeshtë më shumë përvoja jete dhe më shumë emocione e kënaqësi në jetë. 

Është mjaft interesant fakti, që kur njerëzit diskutojnë me njëri tjetrin performancat e ndryshme cilësore të artistëve të zhanreve tëndryshme, ata e bëjnë këtë me aq shumë pasion, sa ju duket sikur janë ata që e kanë krijuar veprën, këngën, vjershën, tregimin, dramën, komedinë, momentet që kompletojnë veprën artistike. Kjo është mjaft e rëndësishme. Dhe për këtë ne artistët jemi krenarë, sepse jemi nëgjendje që me punën tonë cilësore të bëjmë që edhe njerëzit e thjeshtëtë ndihen artistë në jetën e tyre. 

Në lidhje me sa më lart, e mbaj mend fare mirë herën e parë kur jam ngjitur në skenën e Festivalit të Këngës në Radio Televizion, përpara rreth 30 vitesh. Mjeshtri i madh i muzikës Ferdinand Deda ishte nëtension, sepse gjatë këngës, diku andej nga mesi i saj, volinat kishin një element të vështirë, që nëse dështonte, violinat do bënin njëakaçiaturë të padëshëruar, që për faktin se si ishte ndërtuar pjesa muzikore, do kishte efekt jo të mirë te publiku. Provat kishin dalëshumë mirë, por mendimi se mund të ndodhte ishte në ajër.Performance jonë ishte perfekte dhe violinat mrekulli. Spektatorët duartrokitën këngën, por ishte kujdesi i mjeshtrit Deda, që solli suksesin. Ai përgjatë tërë periudhës së provave e dinte se ku duhet tëfokusoheshim. Këto janë momentet që kompletojnë tërësisht veprën artistike, cilado qoftë ajo, këngë, valle, opera, dramë, pikturë, poezi, veshje sfilate, etj dhe që bëjnë që vepra të pëlqehet nga publiku.

Nuk është e nevoshme që të shkosh në Tokio, Pekin, Moskë, Paris apo Romë që të ndjekësh një dramë, opera apo koncert cilësor. Jo. Ngjarje të tilla artistike me vlerë mund dhe duhet të ketë në çdo qendër të banuar. Është e mrekullueshme kur shikon njerëz që hyjnënë një sallë së bashku dhe ndjekin ngjarjen në skenë dhe dalin po tëtërë së bashku me këndvështrime të ndryshme për atë që kanëndjekur dhe më pas e diskutojnë veprën, për të nxjerrë tëpërbashkëtën e mendimeve dhe pikëpamjeve të tyre. Kjo është njënga arsyet se përse unë e dua teatrin dhe skenën dhe besoj se kjo është arsyeja e të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë.    

Teatri na tregon anët më të mira dhe më të këqija të natyrës njerëzore. Teatri është vetëzbulim i jetës së sejcilit prej nesh. Teatri ështëshprehje e jetës tonë. Teatri është histori dhe edukim. Teatri ështëkrijueshmëri. 

Me anë të teatrit formohen opinione të reja, merren instruksione për jetën, msohet se sit ë zgjidhen problemet, msohesh të shikosh jetën me sy kritik, mësohet se si mund të punohet së bashku në grup, mësohet se si komunikohet, zhvillohen aftësinë në të dëgjuar dhe në të përshkruar situatat dhe dukuritë. 

Teatri nuk të dëmton. Teatri është shprehje e sofistikuar e nevojave bazë të njeriut. Teatri i mbledh njerëzit së bashku. Teatri paraqet rrugën nëpërmjet së cilës ecën zemra dhe shpirti i demokracisë, sepse në teatër ne mësojmë debatin, argumentat, përballjen me to. Teatri ndihmon në edukim. Ndihmon në ekonomizimin e jetës dhe ndikon shumë në atë se ç’farë mendojmë ne për jetën dhe njerëzit. 

Ne në Tiranë kemi fatin e keq që edhe pse u premtua se pas prishjes së Kinema Republikës, Kinema Partizanit, Kinema 17 Nëntorit, nëkullat që do ndërtoheshin në truallin e këtyre kinemave, do kishte përsëri kinema. Në fakt në asnjë nga këto kulla nuk ka kinema. Atëhere përse duhet që të besojmë ne se në sheshin e Teatrit Kombëtar, ku disa njerëz të papërgjëgjshëm dhe të pandërgjegjshëm duan të ndërtojnë kulla, do ekzistojë edhe ndërtesa e teatrit? Nuk ka asnjë garanci. Nuk mund të lejojmë që kryeqyteti të mbetet pa teatër, sepse ne e duam teatrin. Qytetarët e Tiranës e duan Teatrin Kombëtar. Shqiptarët e duan teatrin. 

Përballë atyre që duan të shkatërrojnë Teatrin Kombëtar po e mbyll këtë shkrim me thënien e Terrenc Mann, krijues, artist, aktor, manaxher arti, që ka thënë se “filmi të bën të famshëm, televizioni të bën të pasur, por teatri të bën të mirë”, he ne na duhen shumë mëshumë njerëz të mirë për të ribërë Shqipërinë.

Share: