Nga Fast News –
Ditën e sotme në media është bërë i ditur lajmi se është vrarë në një atentat në Hollandë presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato.
Mësohet se ekzekutimi i tij është bërë nga persona të paidentifikuar për motive politike.
Ende nuk dihet cilat janë këto motive që presidenti i vetëshpallur është ekzekutuar, ndërkohë që ai nuk ka ndonjë kontribut në rrethin e komunitetit cam, pasi prej 25 vitesh jetonte në Hollandë dhe ishte emër pothuajse i panjohur.
Sesi mund të shpallet dikush president i një komuniteti pa marrë një miratim të caktuar ose pa u bërë asnjë lloj gare, këtë e di vetëm ai që sot nuk jeton më.
Ironia e faktit qëndron se lajmin e ka bërë të ditur një tjetër person i vetëshpallur si kryeministër i republikës së Çamërisë, Ali Aliu.
Është e lehtë që në një grup të caktuar politik ose në një komunitet të rëndësishëm sic është ai i shqiptarëve të Çamërisë të vetëshpallesh kryeministër apo president, por njëkohësisht është e vështirë që të japësh një kontribut konkret për komunitetin që ti përfaqëson pa u vetëshpallur me grada.