Home KRYESORE Çdo rregull e ka një përjashtim dhe çdo përjashtim ka rregullin e...

Çdo rregull e ka një përjashtim dhe çdo përjashtim ka rregullin e vet.

Nga: Dr. Enriko Ceko

Çdo rregull e ka një përjashtim dhe çdo përjashtim ka rregullin e vet. Rregulli është diçka që ndodh në mënyrë të pranueshme dhe tëvazhdueshme në jetën tonë të përditëshme. Rregullat kanë të bëjnëme parimet të cilat përdorim për të përmirësuar cilësinë e jetës tonë, kanë të bëjnë me procedurat që ndjekin njerëzit me logjikë për të ecur përpara. 

Përjashtimet janë ato gjëra, parime, procedura, njerëz që shmangen nga rregulli. Më fjalë të tjera këto përjashtime janë anomali, devijime, shmangie nga e zakonshmja, etj. Përjashtimet zakonisht janë gjëra që nuk bëhen me koshiencë apo me qëllim. Përjashtimet nga rregulli nuk ndjekin atë rregull dhe në disa raste ndjekin rregulla të tjera, jo të zakonshme.

Në lidhje me qeverisjen mund të thuhet se kombet e zhvilluara si rregull janë qeverisur nga njerëz me logjikë, nga figura publike me reputacion, nga njerëz me kulturë dhe me vizion, me aftësi dhe me cilësi që ndikojnë në ecurinë pozitive të kombit dhe jetës politike, ekonomike, sociale, ligjore, kulturore, sportive dhe mjedisore tëvendit, rajonit e botës. Këta njerëz promovojnë të mirën publike nënivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe bëjnë ç’është e mundur qëedhe të tjerët rreth tyre të veprojnë me cilësi dhe me përgjegjësi. Këta drejtues udhëheqin me programe të qarta politike, ekonomike dhe sociale, programe që nuk kanë premtime të drejtpërdrejta për njerëz të caktuar apo shtresa të caktuara sociale në vendet që drejtojnë.  

Përjashtime nga ky rregull bëjnë disa drejtues që arrijnë të jenë nëkrye të vëndit me metoda të ndryshme, shpesh edhe duke abuzuar me shmangien nga e zakonshmja dhe nën këtë kuadër arrijnë që tëkontrollojnë tërë jetën e vendit dhe institucionet në të tëra pushtetet, duke marrë edhe tiparet e diktatorit. Këta lloj drejtuesish (nëse mund të quhen të tillë), nuk udhëheqin me programe të qarta politike, ekonomike dhe sociale dhe fushatat e tyre zgjedhore janë tëmbushura me premtime të drejtpërdrejta për njerëz të caktuar apo shtresa të caktuara sociale në vendet që drejtojnë, duke premtuar vende pune individualisht dhe përfitime të drejtpërdrejta ekonomike për shtresa të caktuara të shoqërisë.  

Në përgjithësi dejtuesit me logjikë të shtetit dhe të vendit, pasi lënëkarierën e tyre në drejtim, mbeten qytetarë të respektuar në sytë e qytetarëve të vendit të tyre dhe në arenën ndërkombëtare dhe nëse kanë mundësi dhe dëshirë, vazhdojnë të kontribuojnë me mjete dhe mënyra të ndryshme dhe në rrugë të ndryshme për vendin e tyre dhe në arenën ndërkombëtare, ndërsa drejtuesit e tipit diktatorial e mbyllin karierën e tyre me ktër variante që janë kaos mendor, të sëmurë rëndë, me ekzekutim dhe me vetëvrasje. 

Burrat dhe gratë e shtetit që drejtojnë me mirësi dhe seriozitet largohen qetësisht dhe me kulturë me mbarimin e mandateve të fituara nëpërmjet votës së lirë, të drejtë, të barabartë dhe me standard, ndërsa diktatorët synojnë që të qendrojnë sa më shumë në pushtet, duke manipuluar sa më shumë të jetë e mundur zgjedhjet, dhe, kjo bën që ata të zëvendësohen me konflikte të mëdha dhe serioze dhe të kushtueshme për vendin vetëm nga diktatorë të tjerë, që kanë përkohësisht më shumë fuqi se të mëparshmit. 

Pra, duke qartë se çdo rregull ka përjashtime dhe çdo përjashtim ka rregullin e vet dhe siç shkruan edhe shkrimtarja Vera Nazarin në librin e saj “The Perpetual Calendar of Inspiration”, duhet gjithmonë një idiot apo psikopat që t’a demostrojë këtë. Uroj që Edi Rama të mos arrijë të jetë idioti a psikopati i radhës.  

Share: