Tentativa e parë që kryebashkiaku i ri i Kavajës të futej Bashki dështoi. Redjan Krali u betua si kryebashkiak, ndërsa betimi dhe konstituimi i Këshillit Bashkiak u prit me protesta nga Partia Demokratike.
Isa Sakja, ish-kreu i Bashkisë Kavajë, ka deklaruar se një qytet nuk mund të drejtohet në kohën kur kreu i bashkisë ka marrë vetëm 5% të votave të qytetarëve. Pas betimit, Krali nën shoqërinë edhe të ish-ministrit Ahmetaj dhe ministrit Spiropalit, vendosën të konsumojnë një kafe para se t’i drejtohen bashkisë, siç thanë ata.
Më pas prefektja e Tiranës tentoi të hyjë në bashki, por nuk u lejua nga protestuesit, duke krijuar edhe tension.
“Ne nuk kemi ardhur të vritemi me popullin. Besoj se do ta gjejmë një zgjidhje”, tha drejtuesi i policisë.
“Ne duam të flasim me Isa Sakjan, por e kam telefonuar dhe nuk më është përgjigjur. Ne jemi në rregull me të gjithë dokumentacionin. Nëse nuk futemi sot, do ta bëjmë këtë gjë në vazhdim”, tha prefektja e Tiranës./ Opinion.al