Proverbi i popullit thotë: Po më gënjeve njëherë e ke fajin ti që po më gënjen, po më gënjeve për të dytën herë, fajin e kam unë që të besoj. Camët nuk janë nga ata që gënjehen lehtë me marifete karagjozësh!
Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet
Është dramatike kjo historia e PdIU e cila ka humbur tashmë çdo të drejtë t’ju kërkojë votën çamëve apo qytetarëve të tjerë.
Ata e tradhtuan në mënyrën më të turpshme Kuazen e Drejte Came. Gjithë aktiviteti i Kesaj partie për vite me rradhë është katastrofë.
Ne legjislaturen e shkuar Marrja pjesë në seancat plenare për paktin e ujërave me Greqinë apo të regjistrimit të popullsisë duke vetëdeklarur kombësinë, qoftë edhe duke abstenuar, ka shërbyer për t’u bërë kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e seancës në parlament, ishte një akt flagrant kundër interesave te çamëve dhe të gjithë shqiptarëve.
Marrja e vendeve të punës vende jo të përshtatshme për çamët por, punësimi i njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me çështjen çame i ka shërbyer vetëm zotit Shpetim Idrizi për t’u korruptuar në mënyrën më galopante të mundshme.
Gënjeshtra më e madhe e z.Idrizi është marrja e një studioje avokatie Londineze për zgjidhjen juridike të çështjes çame. Për këtë qëllim u vune në dispozicion moshatarë të komunitetit duke dhënë dëshmitë e tyre për mënyren se si janë dëbuar nga vendi i tyre Çamëria.
Koha tregoi se kjo ishte një projekt fantazmë i sajuar nga z.Idrizi për shou mediatik, një mashtrim i pashembullt. E turpshme!
Ka edhe me, por per sot kaq, por jo rastesisht kryetari i saj nuk eshte me deputet, por cudia mbetet te fakti qe qendron akoma kryetar partie…!