Home KRYESORE Do të ketë marrëveshje PD-PS? Flet Edmond Spaho

Do të ketë marrëveshje PD-PS? Flet Edmond Spaho

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, gjatë një interviste televizive ka folur në lidhje me situatën politike në vend.

Teksa është ndalur te kriza politike në vend, Spaho është shprehur se PD është e vendosur që të mos nënshkruajë asnjë marrëveshje pa u larguar Rama nga posti i kryeministrit

Ish-deputeti i PD theksoi se qëllimi i opozitës është që t’u garantojë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe jo të bëjë pazare politike.

 “Ky është një spekulim i pastër që vjen nga rrethet e kryeministrit Edi Rama. Për të dalë nga kjo situatë hedhin shashka të tilla, por qëllim ynë është i qartë: nuk kemi hyrë  në këtë betejë për pazare dhe interesa të ngushta, por kemi hyrë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kushti i parë është që të dënohen ata që kanë futur dorën në zgjedhje. Sot ka fakte se sa herë ka zgjedhje, Rama fut duart në procesin zgjedhor. Një dialog e bëmë në 2017, e kishim kërkesën që me Ramën nuk shkojmë në zgjedhje, por shkuam dhe rezultati tregoi se ai manipuloi zgjedhjet. Si kryetar i PS, por jo si kryeministër është e drejtë e tij të jetë në tryezën e partive politike. Pazar me Edi Ramën nuk ka pasur dhe nuk do të ketë. Rama me kokëfortësi kërkon të marrë të gjitha pushtetet. Ai po ecën në këtë rrugë. Edhe shtypi ndërkombëtar mbështet opozitën dhe ushtron presion për ndryshime të shpejta dhe substanciale në tërësi.  Kjo është rruga e duhur. Ne nuk donim që në 30 qershor të kishim konflikt dhe mendoj se kjo ka qenë rruga më e drejtë. Edhe durimi i qytetarëve ka një pikë mbushje . Në asnjë rast protesta në Shqipëri nuk ka qenë të dhunshme. Arritja deri tek djegia e mandateve ishte proces i gjatë dhe i dhimbshëm për opozitën. Jemi të gatshëm që të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Prej ‘90 keni ndryshuar sistemin në formë të vazhdueshme”-tha Spaho./ Opinion.al E.Xh.

Share: