Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, nga News 24 ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dalin fakte tronditëse për Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe personazhe të tjerë të mazhorancës.
Brahimllari thja se Rama po kërkon të krijojë diversion sikur PD dhe LSI nuk janë dakord për 13 tetorin ndërsa tha më tej se marrëdhëniet mes partive të opozitës së bashkuar janë të forta dhe korrekte pas 30 qershorit.
“Të forta, korrekte, të konsoliduara. Është diversion i Ramës që PD dhe LSI nuk janë dakord për 13 tetorin. Ne nuk kemi frikë askënd për të garuar në një proces të drejtë zgjedhor. Gjithë kjo strukturë është e kriminalizuar nga rilindja. Fakte tronditëse do të dalin jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë të kësaj strukture. Komisioni Hetimor nuk e shkarkon Metën. Ulsi Manja me shokë do jenë vetë të pandehur, sepse janë kapur në përgjime. Një person që e ka kthyer Shqipërinë në një sistem të tillë kriminal është Edi Rama. Ne jemi këtu për një sistem që i shërben shqiptarëve dhe është i drejtë. Duhet të ketë dhe referendum, nëse shqiptarët kërkojnë të zgjidhet Presidenti nga populli”, tha Braimllari.
Sa i takon 30 qershorit, Braimllari u shpreh se Rama u përpoq të instalonte monizmin, por u refuzua nga 85% e shqiptarëve.
“30 qershori ishte përpjekje e Ramës për të instaluar monizmin. 85% e shqiptarëve refuzuan të merrnin pjesë. U vërtetua që KQZ është organizatë politike e Ramës. Prej disa javësh nuk ka nxjerrë ende rezultatin, sepse janë futur në bunkerin e PS dhe po raportojnë shifrat me njëri-tjetrin. E gjithë politika e Ramës është ndërtuar mbi bazën e klientelizmit. Rama po fut në luftë civile shqiptarët. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte jashtëzakonisht e ulët, ne kemi fakte”, deklaroi ish-deputeti.