Home KRYESORE Fashistoidet shqiptar permes denoncimeve abuzive ne Facebook censurojne lajme!

Fashistoidet shqiptar permes denoncimeve abuzive ne Facebook censurojne lajme!

Nga Elida Bucpapaj

Voal.ch botoi sot një lajm nga Agjencia e Lajmeve e Italisë, ANSA ku flitej se kryetari i Lega-s, njëkohësisht nënkryeministri dhe ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka marrë ryshfete nga Moska.

Voal.ch raportonte një fakt marrë nga një burim shumë serioz informativ, që bënte fjalë për dyshime të formuluara nga Prokurori publik i Milanos lidhur me fonde ruse që kanë financuar fushatën e Lega-s.

Lajmin e ka raportuar fillimisht l’Espresso, për një takim tetorin që shkoi  në Moskë midis Gianluca Savoini, kryetar i shoqatës Lombardi-Rusi e njeri shumë i afërt i Matteo Salvinit dhe njerëzve të Kremlinit.

Rreth këtij takimi kishte raportuar edhe Buzzfedd në SHBA, duke nxjerrë në dritë pjesë të disa regjistrimeve në të cilat dilte se Savoini kishte negociuar “kushtet e një marrëveshjeje për të dërguar miliona dollarë në Lega”. Salvini nga ana e tij menjëherë mohoi duke thënë se kurrë nuk kishte marrë një rubël të vetme.

Rreth kësaj teme gjerësisht ka raportuar dje edhe La Repubblica, lidhur me takimin në fjalë që “u zhvillua më 18 tetor në hotelin lukzos Metropol të Moskës, midis eksponentëve të Lega Nord dhe palës ruse për të hartuar mënyra se si të shkonin dhjetëra milionë dollarë për partinë e Ministrit të Brendshëm dhe nënkryeministrit italian Matteo Salvini”.

La Repubblica ka publikuar dje inçizimin e L’Espresso-s ku dëgjohet me zë disa herë ish zëdhënësi i Salvinit, Gianluca Savoini që përsërit: “Duam ta ndryshojmë Europën, Europa e re duhet të jetë shumë afër Rusisë”. Në inçizim dëgjohet shumë qartë gjithashtu se ish-zëdhënësi i Salvinit kërkon afrim me Rusinë, ndërkohë është hapur si kundër Brukselit ashtu edhe SHBA.

Editori për Europën BuzzFeed News Alberto Nardelli, ka vendosur në faqen e tij në Twitter një foto të Salvinit dhe Putinit, duke kujtuar raportimin e L’Espresso-s se më 17 tetor Salvini është takuar me zvkryeministrin e Rusisë Kozak. Kur është pyetur rreth këtij takimi shkurtin që shkoi nga mediat italiane, Salvini nuk e kishte mohuar takimin, por kishte thënë se nuk kujtonte se çfarë ka bërë një ditë më parë, e jo më të kujtojë se çfarë kishte bërë më 17 Tetorin që shkoi.”

Pas këtij publikimi ka reaguar menjëherë Matteo Renzi i cili ka shkruar: “Ose kemi të bëjmë me një Fake News ose me një scoop të jashtëzakonshëm. Me naftën ruse të financohet Lega ? Çmenduri e vërtetë. Këtë skandal mund ta sqarojë vetëm Salvini, sa më shpejt”; ndërsa segretari i PD,  Nicola Zingaretti, ka thënë: “Rublat e Rusisë Legës në një fushatë elektorale kundër Euros ? Duhet të sqarohet menjëherë. ka patur reagim edhe nga kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte i cili ka shprehur besimin ndaj Salvinit, duke përshëndetur njëkohësisht fillimin e hetimeve nga Prokuroria e Milanos.

Voal.ch e botoi lajmin nga ANSA jo të zgjeruar, por vetëm me disa rreshta, duke përfshirë edhe pozicionin mohues të Salvinit, por, sapo e shpërndau, lajmi u bllokua menjëherë nga Facebook, duke marrë mesazh se ky bllokim është bërë pasi është reklamuar si lajm abuziv.

Së pari duhet të sqarojmë gjithë lexuesit, se voal.ch nuk boton kurrë lajme abuzive, por vetëm ato që vinë nga burime serioze, sikur edhe në rastin në fjalë, kur voal.ch iu referua burimit të lajmit që është Agjencia e Lajmeve e Italisë, ANSA.

Ky lajm ndërkohë nuk është bllokuar askund atje ku është publikuar, pra në Itali, dhe  mund të shpërndahet normalisht nga gazeta La Repubblica, ANSA, si dhe nga botuesi i për Europën BuzzFeed News Alberto Nardelli në Twitter, por për çudi bllokohet vetëm tek voal.ch.

Kjo tregon se fashistoidët shqiptarë janë shumë agresivë, sepse nuk druhen aspak të spekulojnë, duke e paraqitur lajmin e botuar nga voal.ch si lajm abuziv. Duke bllokuar lajmin pa e hulumtuar, mjerisht Facebook merr rolin e ekzekutorit si censor.

Sikur shihet unë e zgjerova raportimin e ANSA-s, me fakte të reja të publikuara nga L’Espresso-s, La Repubblica-s dhe botuesi për Europën i BuzzFeed News Alberto Nardelli.

Ndërkohë iu bëj thirrje lexuesave shqiptarë të distancohen nga qëndrimet fashistoide në rrjetet sociale të bashkëkombasve tanë, duke i denoncuar ata, sikur jam duke vepruar edhe unë, sepse fashistoidët shqiptarë përmes abuzimit, spekulimit dhe shpifjeve arrijnë të censurojnë lajme të cilat duhet të shkojnë patjetër tek publiku i gjërë.

Ndaj fashistoidëve shqiptarë të rrjeteve sociale duhet të ketë kujdes të veçantë edhe vetë Facebook, Twitter etj sepse kësisoj volens nolens  kthehen në mbështetës të segmenteve fashistoide që qarkullojnë sot në Facebook, Twitter etj që natyrisht duket se janë të paguar shumë mirë dhe operojnë pa patur frikë nga ligji.

Më poshtë po sjell linqet nga publikimet e këtij lajmi të zgjeruar që ka bërë Italia, të cilat mund të shpërndahen normalisht nga gazetat italiane nëpër rrjetet sociale, ndryshe nga publikimi që ka bërë voal.ch, i cili vazhdon të jetë i bllokuar dhe nuk mund të shpërndahet në Facebook, Twitter etj sepse është “ankimuar” nga fashistoidët shqiptarë në Facebook si lajm abuziv, kur në fakt rrjetet fashistoide në rrjetet sociale janë ato që abuzojnë lirshëm duke arritur me sukses të censurojnë fjalën e lirë.

http://www.ansa.it/sito/notizie/politica/2019/07/10/buzzfeed-emissari-salvini-a-mosca-per-finanziamenti-russi_d6ef5a7c-fa88-4b67-8404-75f03d3c2aaf.html
https://www.repubblica.it/esteri/2019/07/10/news/russia_come_putin_ha_versato_milioni_di_dollari_alla_lega_di_salvini_-230866514/

Alberto Nardelli · 5hReplying to @AlbertoNardelli

2) What does Salvini know about the meeting at the Metropol on Oct. 18th? Was he aware of the negotiation and the proposed deal to fund his party and election campaign? Does he know who the other Italians at the meeting are?

Alberto Nardelli@AlbertoNardelli

According to Italian magazine L’Espresso, Salvini met with Russian deputy PM Kozak at the office of a Russia United member called Vladimir Pligin on the 17th.

Pligin’s name is also mentioned several times during the meeting.2511:29 AM – Jul 11, 2019Twitter Ads info and privacy

Embedded video

18 people are talking about this

http://www.ansa.it/sito/videogallery/italia/2019/07/10/lega-renzi-salvini-deve-chiarire-subito-su-rapporti-con-russia_0a0f46a9-76e2-414d-a9a8-03a453a40f77.html

Share: